Kjo është historia shumë e rrallë e një pompe uji në kryeqetin Anglez, ku ne vitet 1800 do të shkaktonte një tragjedi të madhe në lagjen ku ajo ndodhet edhe në ditët e sotme.
Pikërisht në zemër të Londrës, ndodhet kjo pompë e vjetër uji që tërheq shumë turistë që vizitojnë qytetin e madh.
Por historia e vërtetë e saj është mjaft rreqethëse, ku ajo do të shkaktonte vdekjen e 616 njerëzve në vetëm pak ditë.
Në vitin 1854, qyteti i Londrës ishte shumë i mbipopulluar për kapacitetin që kishte të strehonte kaq shumë njerëz, në atë kohë Londra konsiderohej si një nga qytetet më të ndotura në botë. Rrugët ishin të mbushura plot me mbeturina, dhe kanalizimet ishin të hapura, dhe jo nëntokesore sic janë në ditet e sotme. Për ti dhënë zgjidhje këtij problemi kaq të madh, qeveria vendosi të pastrojë qytetin dhe derdhi të gjitha ujërat e zeza në lumin që përshkon Londren.
Por në atë kohë, nuk kishte ujë të rrjedhshëm, dhe për të pire ujë përdoreshin pompa publike si kjo qe ishte ne ate lagje. Problemi ishte se një pjesë e ujit dilte nga kjo pompë erdhi nga lumi ku u derdhen ujërat e zeza, gjë qe do të bënte që uji i pijshem të përzihej me ujerat e zeza të kanaleve.
Dhe në këtë ujë të pistë fshihej kolera. Të gjithë në lagje pinin ujin e ndotur. Kjo gjë do të bënte që të shkaktohej një epidemi e madhe, vdekjeprurëse, që ishte kolera. Kolera është një sëmundje shumë e rrezikshme e cila shkakton diarre dhe të vjella shumë intensive.
Dehidratoheni bën që njeriu mund të vdesë brenda disa ditësh apo edhe orësh. Në atë kohë njerëzit as që e dinim se si transmetohej kolera. Por do të ishte një shkencëtar me emrin John Snow i cili e kuptoi se njerëzit në lagje ishin të sëmurë pasi kishin pirë të gjithë uje nga ky vend. Dhe vendosi të hiqte dorezën në mënyrë që të mos mund të përdorej më. Që atëherë, ndotja ndaloi dhe vdekjet në lagje gjithashtu.