Misteri i Pyllit të shtrembër:Ja pse pemët kanë kete formë

pylli i shtremberuar

Në thellësinë e pyjeve të rajonit të Pomeranisë Perëndimore në Polonisë, gjendet një pyll i dendur qe ka rreth 400 pemë të llojit pishë, ku forma e trupit të tyrë është shumë e pazakontë. Ato janë të përkulura në njërën anë që në rrënjë, duke formuar një dukuri të çuditshme dhe misterioze, nga ku dhe ka marrë emrin “Pylli i Shtrembëruar”.

Por pse pemët kanë këtë formë kaq të pazakontë? Askush nuk ka ende një shpjegim të saktë të kesaj dukurie. Një nga teorite që perflitet është se këtë formë u kanë dhënë kushtet e pafavorshme të motit. Por disa studiues mendojnë pas kësaj rritje anormale të pemëve qëndron dora e njeriut.

Fotografi i natyres Kilian Shonberger, publikoj disa fotografi të ketij pylli, përveç legjendave që e rrethojnë atë sipas Shonberger dhe te dhenave në zone, pemët u mbollën rreth vitit 1930. Gjatë asaj kohe por dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, zona kontrollohej nga gjermanët.
Disa kanë pohuar se në atë kohë u përdorën disa teknika artificiale për të shkaktuar forma te çuditshme të pemëve, edhe pse nuk është e qartë për çfarë qëllimi.“Nuk ka ende një shpjegim përfundimtar”-thotë Shonberger.

Një teori është se pemët mund të jenë mbjellë enkas për të rritur një trung të përkulur, për të ndihmuar në ndërtimin e objekte si anije, karrige lëkundëse dhe saja për të rrëshqitur në dëborë. Por shumica e njerezve mendojne se lufta ka pasur një ndikim të rëndësishëm në peizazhin e pyllit.
“Disa njerëz flasin për gjurmët e luftës (ndoshta kalimin e tankeve), pasi në këtë zonë ka pasur shumë luftime midis Ushtrisë së Kuqe dhe Vehrmahtit. Teori të tjera të errëta flasin për magjitë dhe fushat e energjisë… Por mbase nuk do të ketë kurrë një përgjigje përfundimtare se cfare e shkakoj kete lloj fenomeni kaq unik ne kete pyll te larget te Polonise.