5 fakte që tregojnë se Piramidat e Egjiptit kanë pasur teknologji të përparuar në lashtësi.

piramidat e egjiptit

Piramidat e Egjiptit janë padyshim një nga kryeveprat e ndërtimit, jo vetëm në antikitet por edhe në ditet e sotme. Mënyra e ndërtimit të tyre ka mbetur gjithmonë mister, pasi edhe me teknologjinë e përparuar që kemi sot është pothuaje e pamundur të behën kryevepra të tilla, dhe me një saktësi aq të lartë sa kanë ato.


Madhësia e gurëve, sistemi i tuneleve, vendosja në lidhje me yjet dhe misteri i diçkaje që mungon në majë të Piramidës së Madhe. Në po ju paraqesim 5 fakte që kanë mbetur mister edhe në ditët e sotme.

1. Madhësia dhe pesha e materialeve
Vetëm gurët e mëdhenj të piramidave, ofrojnë një argument shumë bindës se është përdorur një teknologji e perparuar por e panjohur për ne. Piramida më e madhe, që eshtë me e madhja edhe në botë, përbëhet nga 2.3 milion gurë, që peshojnë rreth 2.5 deri në 15 tonë seicli prej tyre. Arkeologët thonë se janë nxjerrë nga një vend afër ndertimit të piramidave. Por, me këtë peshë, si i zhvendosën punëtorët këta gur gjigandë? Po të llogaritet koha e ndërtimit, duket sikur janë zhvendosur një bllok guri për çdo dy minuta e gjysmë. E pabesueshme! E pamundur!

Sistemi i tuneleve

Nën piramidat e Gizës dalin kohë pas kohe zbulime të reja. Sistemi i tuneleve që gjendet nën to, është provë e një qytetërimi të shumë të zhvilluar. Të hapur në një shtrat gëlqeror, këto labirinte shkojnë thellë nën shkretëtirë. Tunelet zbulojnë gjithmonë të fakte të reja dhe dhoma të fshehta, të panjohura për njeriun për mijëra vite me rradhë. Një herë u zbuluan 20 “kuti” prej graniti Asvan. Ku shumë njerëz besojnë se ato ruanin një formë të lashtë energjie. Funksioni i tyre është i panjohur ose i mbajtur sektet edhe në ditet e sotme.

Rreshtimi me Polin e Veriut

Ka shumë teori në lidhje me rreshtimin e piramidave, sidomos Piramidës së Madhe. Por që të gjithe shkenctaret dhe artekologet bien dakord në një pike, se egjiptianët e ndërtuan Piramidën e Madhe, sipas boshtit Jug-Veri. Ata nuk e kishin Yllin e Veriut si udhërrëfyes, siç e kemi ne sot. E vetmja gjë që shpjegon këtë saktësi, mund të jetë përdorimi i algoritmeve komplekse. Nuk ka të dhëna historike për metoden që përdorën egjiptianët e lashtë. Prandaj, misteri vazhdon ende edhe sot.

E vetmja piramidë në tokë që ka 8 faqe.

Piramida e Madhe e Gizës, është e vetmja e tillë në botë që ka 8 faqe. Ky efekt nuk dallohet nga toka, por vetëm nga ajri. Fenomeni është i dallueshëm në agim dhe në perëndim… … vetëm gjatë ekuinoksit pranveror dhe atij të vjeshtës.

Çfarë mungon në majën e Piramidës së Madhe?

Egjiptianët e lashtë besohet se kishin vendosur një sferë misterioze në majë të Piramidës së Madhe. Sfera me diametër 2.7 meter, simbolizonte Syrin e Horusit. Sfera ishte vendosur për të nderuar Diellin dhe Siriusin, yllin më të shndërritshëm në qiell.