Mediat e ndryshme në botë kohët e fundit kanë publikuar disa artikuj se si më të pasurit e botës po përgatiten për fundin e botës, duke shtuar edhe më teper teoritë se elita e botës di gjëra që ne nuk dimë. Kjo vjen si pasoje e veprimeve të tyre, pas disa prej tyre po mbledhin furnizime dhe po ndërtojnë bunkerë sekretë në ishuj dhe vende të largeta.
Daily Star ka publikuar një artikull sesi një nga njerëzit më ta pasur në botë, Mark Zuckerberg ka krijuar projektin e një bunkeri gjidand në ishujt e Hawaii. Ky projekt nga ane e Zukenberg bëri që gazetarja e njohur Christina Randall të deklaronte se më të pasurit po përgatiten për “Profecinë Biblike,” duke lënë pjesën tjetër të botës në fatin e mëshires, që në këtë rast nuk duket të jetë fare fund i mirë.
Një tjetër milioner që po ndërton një bunker të tillë të fortifikuar është Sam Altman, themeluesi i OpenAI, krijues i programit të inteligjencës artificiale ChatGPT, i cili ka thënë se një “luftë berthamore” ose një “virus fatal i krijuar në mënyrë sintetike” mund të sjellin një rrezik të madh që mund ti japë fund njerëzimit.
Prandaj Altman është shprehur se po ruan një rezerva të mëdha me ujë, ushqime, armë e mjekime, në një vend të sigurtë.
Ai foli për rrjetin New Yorker ku ndër të tjera u shpreh: “Përpiqem të mos mendoj shumë për këtë gje, por kam mbledhur armë, flori, jod, bateri, ujë dhe maska gazi, në një copë tokë ku mund të shkoj me avion”.
Mark Zuckerberg flitet se ka ndërtuar një bunker sekret në një ishull që është në pronësi te tij në Hawaii. Bunkeri rrethohet nga një mur që ka një lartësi 2 meter, shkruan rrjeti Wired.
Më i pasuri në Idaho, Frank VanderSloot, ka blerë një pronë “shpëtimi” ngjitur me atë të kreut të Facebook, me një vlerë prej 51 milionë, dhe mendohet se e ka blerë për të njëjten arsye si Zukenberg, për të ndërtuar një bunker.
Elon Musk gjithashtu është shprehur se ka krijuar një “mbrojtje shumë të mirë” ndaj fundit të botës, ku në një artikull ishin kishte foton e mjetit të tij Tesla Cybertruck – duke e quajtur si mbrojtje ndaj raketave apo robotëve vrasës.
Lajmet e ndrëtimit të bunkereve nga ana e milionereve janë perhapur me shpejtësi në internet. A mundet që ata të dinë dicka më shumë se ne dhe po pergatiten, apo këto lajme janë thjeshtë spekulime të mediave për të terhequr vëmendjen e njerëzve. Zërat në lidhje me këtë gjë janë të ndryshme, ku një pjesë e madhe e njerëzve janë të bindur se ata dinë gjëra që nuk i dimë ne, dhe mund të jenë duke i ndertuar në rast të ndonjë katastrofe të ardhshme.