E pashë ishte e zbehtë, të përgjumur dhe atëherë e kuptova se vajza ime po largohej nga kjo botë. I pëshpërita në vesh: “Zemra ime, fluturo. Mami yt tani është e qetë”.
“Çdo ditë, zgjoheshim në të njëjten kohë dhe e hanim mëngjesin së bashku. Ajo i pëlqente shumë hurmat, bajamet dhe kosin e frutave. Kur rrinim në divan, ajo lexonte çfarë kishte shkruar dhe shkrimet kishte shkruar gjatë natës. Më pyeste se si me dukeshin, dhe mua më pëlqenin shumë më dukeshin të gjithë kapituj të bukur, edhe ata që ishin më të vështirët per tu kuptuar.
Po, flisnim gjithmonë për vdekjen, për çfarë mund të ndodhte më vonë. Ajo ka buzëqeshur deri në fund, deri në ditën e fundit të jetës së saj. E ka falënderuar gjithmonë Zotin. Thoshte: “Nëse ky është fati im, atëherë unë e pranoj. Nëse kam ende diçka për të bërë, Zoti do të më lërë këtu”. Nuk u ankua asnjëherë. Më thoshte me lutje: “Të lutem, mami, mos më lër asnjëherë, nuk mund të largohesh nga kjo botë përpara meje”.
Kjo gjëndje zgjati rreth një vit e gjysmë dhe ditën e fundit të jetës së saj e pashë që kishte ndryshuar plotësisht.
E pashë të zbehtë, të përgjumur dhe atëherë kuptova se vajza ime po largohej nga kjo botë. I pëshpërita në vesh: “Zemra ime, fluturo. Mami yt tani është e qetë”. Dhe ajo u largua. Por me shpirt ajo ende qëndron këtu, dhe do të qendrojë gjithmonë.
Sëmundja e saj më bëri të kuptoj se duhet ta pranojmë fatin tonë, por edhe të luftojmë ndonjëherë, si dhe t’i besojmë gjithmonë mjekëve dhe Zotit. Vajza ime më ka mësuar të jetoj”. Këto janë kujtimet e nënës së Nadia Toffas
Nadia ishte nje gazetare e njohur e medias dhe televizionit në Itali, e cila ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare prej glioblastomës, një tumor i rëndë në tru, pas një lufte të gjatë me sëmundjen. Fjalët e mësipërme janë ato të nënës së saj, e cila u kujdes deri në ditën e fundit të saj, sikurse do të bënte çdo nënë për fëmijën e saj.