Krijoj “ditën e nënës”: Përfundoj duke u urryer nga të gjithë

dita e gruas

Komercializmi është shnderruar në problemin më të madh të festave në ditët e sotme. Duket se kuptimi i vërtetë i tyre ka humbur shumë me rritjen e komercializimit. Pasi kompani të shumta bëjnë një fushatë të fortë reklamimi, përgjatë festave për të shitur sa më shumë produktet e tyre. E njejta gjë ndodh edhe në ditën ndërkombëtare të nënës, imagjinoni si do ndihej Anna Jarvis po të ishte gjallë, gruas që iu desh të kalonte shumë sakrifica derisa të bënte të mundur nderimin e nënës qoftë thjeshtë dhe vetëm në një ditë të vitit.

Pak kohë para se të ndërronte jetë, Jarvis tha se pendohej për shumë gjëra lidhur me ditën e Nënës. Nëse do të jetonte ende, Anna do të ishtë duke përjetuar makthin më të madh të jetës së saj.

Përpara se të ndërronte jetë, mamaja e saj, Anna Reeves Jarvis shpresonte që dikush t’i dedikonte një ditë të vecantë nënave në të gjithë botën. Kur ajo ndërroi jetë më 9 maj të vitit 1905, Jarvis vendosi ta bënte ëndrrën e nënës së saj realitet.

Kështu ajo filloj një fushatë jo vetëm për nënën e saj, por për të gjitha grate. Gjithcka filloj në qytetin e saj të lindjes, Grafton, në Virginian perëndimore, e cila shënon vendin e parë që mundësoi organizimin e kësaj feste zyrtare (tre vite më vonë) në kishën Andrews Methodist Episcopal që sot konsiderohet si vendi i shenjtë përsa i përket kësaj dite të shënuar.

Në vitin 1914, presidenti Woodrow Wilson firmosi një projekt-ligj që njihte ditën e nënës së Jarvis- it si festë kombëtare në Shba.

Ka një arsye përse është Dita e Nënës dhe jo e nënave

Qëllimi i kësaj dite ishte një dhe i vetëm: nderimi i nënës më të mirë që ka jetuar ndonjëherë sipas teje. Që do të thotë, i nënës tone. Por sot, festa ka marrë përmasa globale duke uruar këdo që është bërë nënë apo të festuarit mes nënash, pa praninë e fëmijëve.

Kjo gjë do të bënte që më vonë Jarvis të mohonte festën që ajo kishte krijuar.

Jarvis nuk mund ta kapërdinte faktin që njerëzit shpenzonin kaq shumë para për lule, çokollata apo dhurata me çmime shumë të larta. Si fillim protestoi ndaj shitesve të luleve të cilët i rrisnin çmimet shumë hërë më tepër se vlera reale në ditën e nënës. Më pas akuzoi zonjën e parë Eleanor Roosevelt për përdorimin e Ditës së Nënës si një mënyrë për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe grave. Jarvis- it nuk i pëlqente kjo lidhje dhe deformim që po i bëhej festës që ajo kishte themeluar.

Jarvis vdiq në spital në vitin 1948.