TikTok po mbyllet në Shqipëri? Rama takon pronarin e kompanisë, zbardhet diskutimi

tik tok shqip

Rrjeti social “Tik tok” është kthyer në një problem të madh në vendin tonë, ka pasur shumë raste të denoncuara për shantazhe, presione e shumë gjëra të tjera, që 2 nga ato kanë përfunduar edhe në vetvrajse.


Rasti më i fundit ishte ai në Kamez, i vetvrasjes së një gruaje, ku për këtë rast u arrestua një përsonazh i njohur i kësaj platforme.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë TikTok, Theo Bertram, me të cilin ka ndarë shqetësimin e problemeve që ky rrjet social po shkakton në shoqërinë tonë.

Kryeministri i Shqiperise tha se me Bertram diskutoi për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

“U njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook“, ku ndau edhe foto nga takimi.

Shantazhet apo përndjekja me anë të rrjeteve sociale janë kthyer në një fenomen shqetësues në shumë vende të botës. Në më pak se 2 muajt të vitit 2024 në drejtorinë e policisë së Tiranës janë denoncuar më shumë se 70 raste të publikimit të fotove apo hapjes së profileve false në TikTok, Instagram dhe Facebook.