Pse gratë shqiptare ecnin pas burrave? – Arsyeja do t’u mahnisë

Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në pjesët rurale të saj, gjatë udhëtimit, vajza ose gruaja nuk duhej të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo dhe burrit të saj.
Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave, kur ishin duke shkuar në ndonjë vend.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës, theksohet qartazi se:
“Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara. Vetëm mrena katundit ato mund të përcillen prej një djali të ri që nuk është në moshë të armëve”.

Detyrimi që gratë të rrinin prapa burrave gjatë rrugëtimit është interpretuar nga pjesa më e madhe e njerëzve në atë kohe por edhe në ditet e sotme si dëshmi simbolike e shpërfilljes deri në përçmim ndaj vajzave e grave.

Por, pavarësisht një interpretimi i tillë, nuk është i saktë si interpetim pasi, ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë ne nje mburojë shumë të sigurt për burrin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave të ndryshme ku ata shkonin.

Kjo gjë bëhëj pasi:
Gruaja nuk mund të vritej në bazë të kanunit dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të vritej prapa shpine, pasi pas tij ishte gruaja.

Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi:

“Për gjak burri vret burrë… gruaja nuk vritet as për gjak gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja është e paprekshme… kush vret grua koritet…”

Në studimet për shoqërinë tradicionale shqiptare pothuajse asnjëherë nuk është argumentuar misioni fisnik i këtij statusi të permendur të vajzave e grave në krahasim me atë të burrave përgjatë rrugëtimeve, sidomos në rajonet me shkallë më të lartë të rrezikshmërise.