Nje bllok i madh apartamentesh banimi në qytetin Hangzhou të Kinës është diçka që shumë prej nesh nuk do ta kishin menduar kurrë se mund të realizohej. Në fillim ai ishte projektuar që të funkisononte si hotel, por që më vonë u kthye në një bllok apartamentesh që mund të akomodojnë deri në 30.000 persona.
Ndërtesa gjigande në formë S-je, e quajtur Regent International tani numeron rreth 20,000 banorë brenda saj duke u kthyer në një nga zonat më të mbipopulluara në tokë.
Ndërtesa ka nje lartësi mbi 200 meter, shtrihet në 36 deri në 39 kate dhe ka krijuar kushte që banorët të mos kenë nevojë të dalin jashtë saj për nevojat e tyre, duke nisur të funksionojë si një qytet, ose ndryshe si një ‘burg’, siç thonë me ironi disa nga kritikët e kësaj ndërtese.
Ndërtesa është inauguruar në 2013 nga Alicia Loo, ndërtuesi i hotelit gjigant Singapore Sands Hotel dhe ka brenda saj të gjitha shërbimet e nevojshme për banorët, të cilët inkurajohen të mos dalin fare nga kompleksi.
Në të thuhet se banojnë kryesisht studentë, profesionistë të rinj dhe pronarë të bizneseve në brendësi të saj.
Sipas një postimi të rrjetit vendas ‘Sina’, apartamentet e vogla pa dritare jepen me qera per rreth 180 dollarë në muaj, ndërsa ato më të mëdha me ballkone, jepen për rreth 500 dollarë në muaj ose më teper.
Pamjet e ndërteses kanë mahnitur përdoruesit në rrjetet sociale të cilët shikojnë sesi njerëzit mund të jetojnë në një hapësirë të vetme.