Bestytnite e çuditshme që besojnë Shqiptarët

bestytnite shqiptare

Si shumë popuj të tjerë të botes edhe ne shqiptarët kemi besëtytnitë tona në të cilat besojmë, ku disa persona janë mjaft të fiksuar pas tyre dhe i ndjekin ose besojnë në mënyre shumë rigoroze.

Keto janë disa nga besëtytnitë në të cilat ne shqiparet i besojmë “verbërisht”.

Kur një mace e zezë “të pret” rrugën
Nëse je duke ecur rrugës, në këmbë apo me makinë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugen, atëherë ju duhet ta ndryshoni rrugë ose të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë që mund të ndodhë dicka gjatë asaj rruge. Në mesjetë, macet quheshin si kafshët e shtrigave, prandaj për të mos ndodhur ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin nga njerëzit.

E martja “e zezë”
Kjo është dita ku thuhet se Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas bestytnive, nuk është mirë që të laheni natën e të martës, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën
Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerja e thonjve të dorës dhe të këmbës natën. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ndodh edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë
Besimi se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet dora e majta, do të marrësh para.

Kur flasin 2 persona njëheresh
Në kete bestyteni thuhet se kur dy persona flasin përnjëherë fjalën e njëjtë rastësisht, do të gëzohen në një të ardhme të afërt ose dikush i shan.

Lemza
Për lemzen edhe ne ditët e sotme perdoret shumë shprehja “po të përmend dikush” kur keni lemzë, por kjo nuk është asgjë më shumë se një reagim i pavullnetshëm i muskulit të diafragmës që sjellë daljen e një sasie ajri dhe në të njëjtën kohë mbylljen e epiglotës (hapësirës së laringut).

Ora kur janë numrat njëlloj
A është e mundur që dikush ju mendon kur numrat e orës janë të njejte, apo akrepat janë një mbi një? Por, tani në kohën e celularëve të mençur, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Patkoi i kalit
Besohet se patkoi i kalit i vendosur në derën kryesor të shtëpisë e mbron shtëpinë nga krijesat e liga dhe sjell fat dhe pasuri. Por, sigurohuni që patkoi të jetë i vendosur drejtë, pasi në anën tjetër pasuria do të ju ‘derdhet’ e tëra.

Hurma në kuletë
Ka shumë vite që besohet se të mbash një bërthamë të hurmës në kuletë, kuleta juaj nuk do të mbetet kurrë pa para. Por, a mund të fitohen para pa punuar?

Pasqyra e thyer
Thuhet se pasqyra e thyer ka fuqi që të sjellë gjëra të këqija në jetë, që nëse shikoheni në të, fati i keq ju ndjek për shtatë vite.