Shkencëtarët e deges së mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë SHBA, Ne qytetin e San Diegos kanë krijur një program për mësimin e makinerive për të trajtuar një nga sfidat më të mëdha te shekullit, ajo e luftës kundër kancerit, si dhe po mundohen te zbulojne se kur ai do t’i rezistojë kimioterapisë. Studimi i ri u publikua në revistën Cancer Discovery.
Por që shkencëtarët e pranojnë se përbërja gjenetike e një tumori ndikon drejtperdrejt në reagimin e tij ndaj ilaçeve, numri i madh i mutacioneve të gjetura në tumore e ka bërë parashikimin e rezistencës ndaj ilaçeve një mision shumë të vështirë per ta.
Algoritmi i ri e heq këtë pengesë duke hetuar se si mutacione gjenetike të qe jane nje numer mjaft i madh ndikojnë në përgjigjen e një tumori ndaj ilaçeve që bllokojnë replikimin e ADN-së në qelizat e kancerit që ndahen me shpejtësi.
Ne kete studim, shkenctaret testuan modelin e tyre në tumoret e kancerit të qafës së mitrës, ku rreth 35% e tumoreve vazhdojnë pas trajtimit.
Programi ishte në gjendje të identifikonte tumoret me rrezikun më të madh për rezistencën ndaj trajtimit dhe gjithashtu ishte në gjendje të identifikonte pjesën më të madhe të mekanizmit molekular themelor që çon në rezistencën ndaj trajtimit te kesaj semundje.