E bleu 4 dollarë dhe e shiti 100,000 dollarë.

vazoja e cmuar

Kjo eshte historia shume e rralle Jessica Vincent, e cila e bleu nje vazo te rrallë në një dyqan per vetem 3,99 dollare por kur mori vesh vleren e vertete ajo mbeti e mahnitur. Xhesika u shpreh se: “Kisha një ndjenjë se mund të ishte një vazo me 1000 ose 2000 dollarë vlere”.

Ajo shkoj në një dyqan lokal bamirësie per te blere gjera me vlere te vogel ne menyre qe te ndihmonte sadopak shoqaten e bamiresise. Por ajo nuk do ta mendonte kurrë se vazoja që kishte blere për një shumë qesharake do te kishte një vlerë që i kalonte ato të 100 mijë dollarëve.

Ngjarja ka ndodhur në kontenë Hanover të Virxhinias.
“Kisha një ndjenjë se mund të ishte një copë 1000 ose 2000 dollarëshe, por nuk e kisha idenë se sa e mirë ishte në të vërtetë derisa bëra pak më shumë kërkime,” tha ajo për New York Times. Pasi vura re një ‘M’ të vogël në fund të saj, dyshova se mund të ishte për Murano, një ishull italian pranë Venecias, i famshëm për punimet e qelqit.

Pasi e bleu atë për një qindarkë më pak se katër dollarë, Vincent e hulumtoi artikullin në internet ku entuziastët theksuan se i ngjante një vepre të arkitektit të famshëm italian Carlo Scarpa.

Vincent përfundimisht dërgoi fotografi të vazos në Shtëpinë e Ankandit Wright dhe pothuajse menjëherë presidenti i saj, Richard Wright,e kontaktoj zonjën për ta parë vazon. “Në momentin që pashë fotot pata një ndjenjë vërtet të mirë”, tha Wright për Times.

Vazoja u shit për shumën marramendese prej 107,100 dollarësh një koleksionisti privat të paidentifikuar arti në Evropë, pasi u identifikua zyrtarisht si pjesë e serisë “Pennellate” të viteve 1940 të Scarpa-s.