Fluturimi me 1000 tullumbace, me fund tragjik

fluturoj me 1000 tullumbace

Kjo është historia e një prifti nga brazili i cili fluturoj me 1000 tullumbace, por që fundi i tij do të ishte tragjik.

Ati Adelir Antonio de Carli fluturoj mbi oqean duke e lidhur veten në 1000 tullumbace të mbushura me helium me shpresën për të mbledhur para për kamionistët në famullinë e tij.

Ai u nis nga qyteti portual brazilian i Paranaguad më 20 prill te vitit 2008, i veshur me një helmetë, kostum fluturimi termik alumini dhe rroba rezistente ndaj ujit, ndërsa ishte i lidhur edhe me një parashutë si dhe 1000 tullumbace.
Ai dëshironte të thyente rekordin prej 19 orësh për kohën më të gjatë të fluturimit në ajër.

De Carli ishte një parashutist me përvojë, i cili i ishte nënshtruar stërvitjes për mbijetesë dhe në shkretëtirë, kështu që ai kishte besim të plotë se gjithcka do të shkonte mire.
Në fakt, ishte hera e dytë që bënte këtë gjë, pasi dhe në janar të atij viti ai përdori 600 tullumbace për të bërë në një udhëtim katër-orësh ku arriti deri në lartësinë 5300 meter.

Në fluturimin e parë ai u nis nga qyteti i Ampere dhe u ul i sigurt në Argjentinë.
Në aventurën e tij të re, mbante një gjurmues GPS dhe radio në mënyrë që të mund të informonte kontrollin e trafikut ajror për pozicionin e tij.

Megjithatë, tetë orë pas nisjes, 41-vjeçari doli nga rrjeti, dhe nuk po arrinte më të lidhej me askënd. Avionët, helikopterët dhe ekipet e shpëtimit kërkuan gjithandej për priftin, por nuk arriten ta gjenin.

Dy ditë pas ngritjes, një numër tullumbacesh shumëngjyrëshe u panë në det pranë shtetit jugor Santa Catarina të Brazilit, pranë pikës së fundit të kontaktit të tij, sipas raportrimeve qe ishin bërë. Por ai nuk po gjendej askund.

Për fat të keq, trupi i tij u gjet disa muaj më vonë në korrik, ku dhe testet e ADN-së konfirmuan se i përkiste priftit.

Policia tha se kufoma e tij u zbulua në brigjet e Brazilit juglindor.
“Ne ishim pothuajse të sigurt se ishte prifti për shkak të elementeve të ndryshëm, si rrobat dhe materiali i përdorur në udhëtimin me tullumbace,” tha shefi i policisë së së qytetit.

“ADN-ja konfirmoi vetëm dyshimet që ishin.”
Pas muajsh kërkimesh, vëllai Moacir de Carli tha: “Tani mund të kemi një shërbim varrimi të respektueshëm”. Raportet sugjerojnë se de Carli po përpiqej të komunikonte me pajisjen e tij, dhe ku thoshte se ishte mirë por kishte shumë ftohtë.

Thuhej se ai kishte arritur një lartësi prej mbi 6100 meter dhe ishte në rrugën e duhur për të zbritur në rreth 2500 meter për fluturimin e tij të planifikuar për në Dourados. Për fat të keq, ai u tha se ishte nxjerrë jashtë kursit nga erërat dhe para se të humbiste kontaktin, de Carli thuhet se po ‘humbte lartësinë’./faktedhekuriozitete.com

Trupi u zbulua rastësisht nga punëtorët e rimorkiatorëve.