Parashikimet e tmerrshme të Baba Vanga-s për vitin 2024

Viti i ri sjell gjithmonë me vete një ndjenjë optimizmi, por nëse parashikimet e Baba Vangës për vitin 2024 janë të sakta, ka disa fatkeqësi për të cilat ndoshta njerëzimi duhet të pergatitet.

Nostradamusi bullgar ka ndërruar jetë në vitin 1996, por ajo la pas shumë parashikime për të ardhmen, shumë prej të cilave rezultuan të vërteta.
Me kalimin e viteve, ajo është vlerësuar per parashikimin e ngjarjeve, duke përfshirë sulmet e 11 shtatorit, tragjedinë e Çernobilit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Shkathtësia e saj e dukshme për parashikimin e së ardhmes vazhdoi edhe këtë vit, kur ajo thuhet se parashikoi aktivitetin diellor që do të ndikonte në Tokë.

Ky parashikim u duk se të paktën pjesërisht u realizua në gusht, kur NASA zbuloi një njollë dielli që mund të rezultojë në shpërthime diellore dhe ‘shpërthime masive koronale’ të plazmës diellore, të cilat mund të ndikojnë në rrjetet e energjisë dhe komunikimit në Tokë.

Duhet pranuar që ka një mungesë të dukshme të shënimeve të shkruara të parashikimeve të Baba Vangës, por edhe me kalimin e viteve ajo vazhdon të marrë merita, dhe është e qartë se shumë njerëz janë të bindur për aftësitë e saj.

Ja çfarë Vanga thoshte se të ndodhë në vitin 2024:

1) Vladimir Putin është në shënjestër të një vrasësi

Vanga thuhet se ka pohuar se një bashkëqytetar do të tentojë të vrasë presidentin rus, i cili ishte përgjegjës për nisjen e operacionit ushtarak që filloi luftën e që vazhdon akoma në Ukrainë.

2) Armët biologjike dhe shtimi i sulmeve terroriste

Ajo parashikoj se numri i sulmeve do të rritet në Evropë, dhe se një ‘superfuqi e botës’ do të testojë armët biologjike deri në fund të vitit.

3) Kriza e madhe ekonomike

Shumë njerëz do të argumentonin se ne kemi qenë në një krizë ekonomike për mjaft kohë tani, por Vanga parashikon një krizë më të madhe për shkak të tensioneve gjeopolitike, si dhe një zhvendosje të fuqisë ekonomike nga Perëndimi në Lindje dhe niveleve të përshkallëzuara të borxhit.

4) Ngjarjet e tmerrshme të motit

Ky parashikim është padyshim ndër më të mundshmet për t’u realizuar për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme klimatike, të cilat po rezultojnë në ngjarje gjithnjë e më ekstreme të motit. Megjithatë, sipas Vanga-s, ka më shumë ngjarje te tjera pervec që kemi parë deri me tani.

5) Sulmet kibernetike

Padyshim një nga parashikimet më mbresëlënëse të Vanga-s, duke pasur parasysh se interneti ishte vetëm në fillimet e tij kur ajo ndërroi jetë, ai tregoj se hakerat do të rrisin sulmet e tyre. Ajo pretendoi se sulmet kibernetike do të ndodhin kundër infrastrukturës jetike, duke krijuar nga ana tjetër një rrezik për sigurinë.

Por ajo nuk parashikoj vetëm gjëra të këqija pasi ka edhe një gjë të mirë që pritet të ndodhe

6) Trajtime të reja

Fatmirësisht, Vanga gjithashtu kishte disa parashikime më pozitive, pasi ajo parashikoi që trajtime të reja mund të vihen në dispozicion për sëmundjet që aktualisht konsiderohen si terminale.
Vetëm koha do të tregojë nëse parashikimet e Vanga-s për vitin e ardhshëm do të realizohen, por nëse historia e saj është diçka për të shkuar, ndoshta duhet të fillojmë të përgatitemi tani, për çdo rast.