Mbretëria e humbur në shkretëtirën Gobi :Misteret e qytetërimit të lashtë

Në perendim të Mongolisë, në mesin e shkretëtirës së pafundme Gobi, dikur ishte një mbretëri shumë e zhvilluar. Në këtë vend tashmë të mbuluar nga rëra e shkretëtires thuhet se ishte një qendër dijesh fetare, arti e tregtie.

Legjenat e banoreve vendas thonë se ‘pasardhësit e zotëve kanë ndërtuar qytetin me fortesë te mrekullueshme të Khara-Khoto’. Në këtë fortesë jetonin njerëz të ditur, ushtarakë e artizanë të aftë. Me mure 9 metra të larta dhe rreth 4 metra trashësi e bëntë këtë vend unik në llojin e tij, por që sot kanë mbëtur vetëm rrenojat e ketyre mureve.

Khara-Khoto do të thotë “qyteti i zi” dhe thuhet se ka qenë dikur në kalimin “rrugëve tregtare të mëndafshit”. Ky vend është përshkruar edhe nga ekploruesi Marco Polo.

Nuk është ende e qartë se kur është ndertuar ku vend por fortesa me mure të larta u pushtua në fillim nga Genghis Khan në vitin 1226. Fortesa vazhdoi të lulëzontë edhe nën regjimin mongol dhe u zgjerua në udhëheqjen e Kublai Khan.

Por në vitin 1372 ajo u braktis nga banoret që jetonin aty.

Kështjella fantazëm e braktisur ndodhet në rajonin autonom kinez të Mongolisë së brendshme. Disa të dhëna të reja tregojnë se ajo mundtë jetë ndërtuar në shekullin e 11-të pas erës tonë.

Sot historianët besojnë se fortesa mund të ketë qenë një vend faljeje dhe ritualesh, ndërsa të tjera burime thonë se fundi saj erdhi pas sulmit dhe pushtimit nga dinastia kineze Ming, ushtria e të cilës rrethoi Khara-Khoto në vitin 1372, duke ndërprerë furnizimin me ujë e duke bërë që shumë banorë të vdisnin nga etje e uria.

Interesi është ngjallur sërisht për Qytetin e Zi nga ekspedita nga Rusia, Hungaria dhe arkeologë të tjerë kanë zbuluar thesare e dokumente të shkruara në gjuhën mongole e kineze, si dhe disa artifakte të kulturës budiste.

Zhvillimet kanë ringjallur interesin në gjuhën e kulturën budiste Tangut, disa forma të së cilës fliten edhe në ditet e sotme.