Qyteti i ndërtuar në 1400m lartësi pranë humnerës

Mes kenioneve të thyra dhe te ashpra të rajonit kurd ne veri të Irakut, ndodhet një qytezë shumë e vecante dhe unike e ndërtuar në majën e asaj që njihet si “mali i prerë”.

Rawandoz ndodhet në verilindje të Kurdistanit, pranë kufirit me Iranin dhe Turqinë.

Por megjithë format e habitshme të relievit të tij të mbushura me kanione, as ne ditët e sotme nuk ka një shpjegim të qartë se pse ky qytet është ndërtuar në këtë rrafsh pranë humnerës. Ky qytet lidhet me nivelin e tokës me anë të 5 kalimeve të lashta. Vendasin e quajnë zonën ‘mal i rrafshuar’ por legjendat e popullit vendas thonë se ky vend mund të jetë një “trung i lashtë i një peme gjigante. Ky vend unik është i rrethuar nga një humnerë me pamje nga malet madhështore perreth tij.

Turistet që vizitojne kete qytezë shijojnë jashtë mase kanionet dhe ujërat e furishme të zonës, siç është ujëvara Gali Ali Beg, i cili gjendët pothuajse 2 orë larg me makinë nga qyteti i madh Erbil.

Resortet frekuentohen gjatë verës, kurse në vjeshtë e dimër numri i turisteve bie ndjeshëm. Dhe në fakt ujëvara e Gali Ali Beg shfaqet dhe në monedhën Irakene ne prerjen 5000 Dinar.

Natyra në këtë vend është jashtezakonisht e bukur dhe perrallore me lumenj gjarpërues dhe kanione që ngjiten dhe zbresin./faktedhekuriozitete.com