Aktori i njohur Edmond Halili mes lotësh foli për miqësinë që kishte prej shumë vitesh me Zef Dedën, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
Ai tha se i kishte ngelur peng që nuk e kishte takuar ditët e fundit Zefin, ku dhe ky i fundit e kishte kërkuar që ta takonte atë.
Me Zefin njihemi që kur ishim fëmijë të vegjël. Kemi qenë shokë të mirë dhe kolegë kolegë shumë të afert me njëri-tjetrin. Kemi ndarë skenën së bashku në shumë shfaqje. Nuk e takova kur bëra shfaqjen. Pasi u mora vetë me gjithë organizimin e shfaqjes. Pasi mbaroi shfaqja ika në shtëpi. Kur erdha në Shkodër nga ora 9:30 të mëngjesit, u futa te hyrja në kat të dytë. Aty takova një djalë i cili kishte një çantë në dore. Ai më tha: Zefi na la. Më erdhi shumë keq, pasi erdha nga Durrësi ta takoja, por nuk munda tha ai me lot në sy. Para se të vdiste ai kishte thënë: si nuk erdhi Mondi të më takonte. Më ka përmendur në momentet e fundit. Më ka ngelur peng për gjithë jetën, më mirë mos të ma thoshte gruaja e tij tha ai me lot në sy.