Historia e pabesueshme e njeriut që shpetoj jetën e 2.4 milion foshnjave vetëm duke dhuruar gjak për 60 vite.
Harrison, i njohur si “Njeriu me krahun e artë”, ka dhuruar gjak pothuajse çdo javë për 60 vite rresht. Pas gjithë atyre donacioneve, 81-vjeçari australian “doli në pension” pasi ishte e pamundur që ai të dhuronte më teper, pasi i kërcënohej jeta. Rasti shënoi fundin e një kapitulli monumental të pashembullt në botë.
Sipas Shërbimit Australian të Gjakut të Kryqit të Kuq, ai ka ndihmuar në shpëtimin e jetëve të më shumë se 2.4 milionë foshnjave australiane.
Por cfarë e bënte gjakun e tij kaq të vecantë?
Gjaku i Harrison ka antitrupa unikë, që luftojnë sëmundjet, të cilat janë përdorur për të zhvilluar një injeksion të quajtur Anti-D, i cili ndihmon në luftën kundër sëmundjes rezus.
Kjo sëmundje është një gjendje ku gjaku i një gruaje shtatzënë fillon të sulmojë qelizat e gjakut të foshnjës së saj të palindur. Në rastet më të këqija, mund të rezultojë në dëmtim të trurit ose vdekje të foshnjes.
Ja pse:
Gjendja zhvillohet kur një grua shtatzënë ka gjak rezus-negativ (RhD negativ) dhe foshnja në barkun e saj ka gjak rezus-pozitiv (RhD pozitiv), të trashëguar nga babai i saj.
Nëse nëna është sensibilizuar ndaj gjakut rezus-pozitiv, zakonisht gjatë një shtatzënie të mëparshme me një fëmijë rezus-pozitiv, ajo mund të prodhojë antitrupa që shkatërrojnë qelizat “e ndryshme” të gjakut të foshnjës. Kjo mund të jetë vdekjeprurëse për fëmijën.
Si Harrison bëri një ndryshim?
Dhurata e jashtëzakonshme e dhurimit të Harrison filloi kur ai bëri një operacion të madh në gjoks kur ishte vetëm 14 vjeç, tha Shërbimi Australian i Kryqit të Kuq.
Dhurimet e gjakut i shpëtuan jetën, ndaj u zotua të bëhej dhurues gjaku.
Disa vite më vonë, mjekët zbuluan se gjaku i tij përmbante antitrupat që mund të përdoreshin për të krijuar injeksione Anti-D, kështu që ai kaloi në dhurimin e plazmës së gjakut për të ndihmuar sa më shumë njerëz.
Mjekët nuk janë saktësisht të sigurt pse Harrison e ka këtë grup të rrallë gjaku, por ata mendojnë se mund të jetë nga transfuzionet që ai mori kur ishte 14 vjeç, pas operacionit të tij. Ai është një nga jo më shumë se 50 personat në Australi që dihet se ka antitrupa, thotë shërbimi i gjakut.
“Çdo qese me gjak është i çmuar, por gjaku i James është veçanërisht i jashtëzakonshëm. Gjaku i tij përdoret për të bërë një ilaç që shpëton jetën, që u jepet nënave, gjaku i të cilave rrezikon të sulmojë foshnjat e tyre të palindura. Çdo doze i Anti-D që është bërë ndonjëherë në Australi ka ardhur nga gjaku i James. tha Falkenmire. “Dhe më shumë se 17% e grave në Australi janë në rrezik, kështu që James ka ndihmuar në shpëtimin e shumë jetëve.”
Pse donacionet e tij ishin një ndryshim i lojës
Anti-D, i prodhuar me antitrupat e Harrison, parandalon gratë me gjak rezus-negativ që të zhvillojnë antitrupa RhD gjatë shtatzënisë. Më shumë se tre milionë doreza Anti-D u janë lëshuar nënave australiane me grupe negative të gjakut që nga viti 1967.
Edhe vetë vajzës së Harrisonit iu dha vaksina Anti-D.
“Kjo rezultoi që nipi im i dytë të lindte i shëndetshëm,” tha Harrison. “Dhe kjo të bën të ndihesh mirë që ke shpëtuar një jetë atje, dhe ke shpëtuar shumë të tjera dhe kjo është fantastike.
Zbulimi i antitrupave të Harrison ishte një ndryshim absolut i lojës, thanë zyrtarët australianë.
“Në Australi, deri rreth vitit 1967, kishte mijëra foshnja që vdisnin çdo vit, mjekët nuk e dinin pse, dhe ishte e tmerrshme. Gratë kishin aborte të shumta dhe foshnjat po lindnin me dëmtime të trurit,” tha për CNN në vitin 2015 Jemma Falkenmire, nga Shërbimi Australian i Gjakut të Kryqit të Kuq. “Australia ishte një nga vendet e para që zbuloi një dhurues gjaku me këtë antitrup, kështu që ishte mjaft revolucionar në atë kohë.”
Ai është një hero kombëtar
Më shumë se 2.4 milionë jetë të shpetuara, sipas shërbimit të gjakut, dhe për këtë Harrison konsiderohet një hero kombëtar në Australi. Ai ka fituar çmime të shumta për bujarinë e tij, duke përfshirë Medaljen e Urdhrit të Australisë, një nga nderimet më prestigjioze të vendit.
“Bëhet mjaft përulëse kur ata thonë: ‘Ke bërë këtë ose ke bërë atë ose je një hero’, tha Harrison. “Është diçka që mund ta bëj. Është një nga talentet e mia, ndoshta talenti im i vetëm, është se mund të jem dhurues gjaku.”
Tani që Harrison ka dhënë dhurimin e tij të fundit të gjakut (në Australi nuk mund të dhuroni gjak pas moshës 81-vjeçare), Falkenmire dhe të tjerë shpresojnë që njerëzit me antitrupa të ngjashëm në gjakun e tyre të rriten dhe të dhurojnë.
“Gjithçka që mund të bëjmë është të shpresojmë se do të ketë njerëz mjaft bujarë atje për ta bërë atë dhe me vetëmohim në mënyrën se si ai ka bërë,”
Tha Falkenmire.