Serbia blen pikturën me motive shqiptare.

pikura shqiptare

Që kur sllavet erdhën në ballkan pasi zbriten nga Rusia, janë munduar të krijojnë një trashigimi kulutorë që nuk e kanë duke, marrë dhe manipuluar atë Ilire. Duke e paraqitur si një kulturë sllave. Planet e tyre kanë vazhduar për shekuj me rradhë, që nga tjerësimi i Shkupit, kalaja e Ohrit, e deri tek rasti më i rëndë kur në unesko Lahuta u rregjistrua si instrument i folklorit të Serbise.

Por planet për tjetërsimin e kultures Ilire dhe Shqiptare nuk kanë marrë fund madje ato vazhdojne me projekte të financuara drejperdrejt nga qeveria e tyre.

Këto ditë qeveria e tyre ka blerë për muzeun kombëtar të Beogradit një pikturë të një autori malazez me motive shqiptare. Vepra e titullar “bashibuzuku” e krijuar nga artisti malazez Paja Jovanoviç në vitin 1858 është blerë në një ankand në Londër për shumën e 350 mijë eurove.

Paratë që janë përdorur janë marrë nga fondi i qeverisë Serbe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Piktura ka motive shqiptare dhe sipas biografëve të autorit është realizuar në Mal të Zi dhe pasqyron shqiptarët që jetojnë në këtë shtet.

Jovanoviç gjithashtu ka një sërë veprash të tjera të realizuara në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe që pasqyrojnë Shqipërinë nën pushtimin otoman.

Muzeu i Beogradit bëri të ditur në një njoftim për mediat se vepra të tjera të kulturës serbe do të jenë pjesë e fondit artistik të këtij institucioni.

Presidenti serb tha në një intervistë se qeveria ka krijuar një fond prej 30 milionë eurosh për të blerë në ankande vepra që sipas tij janë pjesë e trashëgimisë kulturore serbe.

“Dëshiroj që të gjitha artefaktet tona që janë nxjerrë jashtë vendit, të kthehen në Serbi, sepse kështu bën një shtet i pavarur, serioz dhe i përgjegjshëm. Le ta kthejmë artin në vendin tonë, të paguajmë sa të mundeni dhe t’ia japim këto vepra Muzeut të Qytetit, Muzeut Kombëtar, Muzeut të Artit Bashkëkohor tha ai.

Vuçiç theksoi se këto sende i përkasin Serbisë si dhe të gjithë qytetarëve të saj.

“Ne do t’i kthejmë ato në vendin tonë, qofshin piktura, skulptura dhe çdo gjë që i përket thesarit kulturor të Republikës së Serbisë,” theksoi ai.

A duhet qeverite shqiptare të marrin masa që një gjë e tille të mos ndodhe? Lini komentet tuaja në video.