Macja që vidhte sende nga fqinjët

Kur gjërat e tyre vazhdonin të zhdukeshin, një grup fqinjësh kishin frikë se një hajdut mund t’i kishte vënë në shënjestër. Dhe kur vjedhjet vazhduan për tre vite me rradhe, ata ishin shumë të revoltuar me policinë lokale që nuk arrinte të kapte hajdutin.

Por misteri i më shumë se 600 sendeve të vjedhura u zgjidh kur u zbuluase ato ishin vjedhur nga një mace vendase. Dusty një mace me ngjyre kafe-bardhë ka hyrë në shtëpitë e banorëve në San Mateo, Kaliforni, natën për më shumë se tre vjet rresht, duke marrë gjëra të ndryshme nga ata.

Vlerësohet se macja dinake ka vjedhur më shumë se 600 sende, duke përfshirë peshqirë, doreza, këpucë, çorape dhe lodra për fëmijë. Dusty madje u kthye në shtëpi me një dhuratë prej 11 sendesh shtëpiake nga shtëpitë e afërta në një mbrëmje të vetme. Dhe veçanërisht i pëlqente të vjedhë kostumet e banjës së grave.

Fqinjët e irrituar dhe merzitur nga kjo gje filluan t’i mbanin të mbyllura shtepite e tyre në rast se Dusty, e quajtur ndryshe ‘Macja Klepto’, godet natën.

Zbavitjet e tij të krimit u shfaqën kur shfaqja televizive “Must Love Cats” në The Animal Planet instaloi së fundmi një kamerë jashtë shtëpisë. Ajo kapi sulmet e tij të natës për një javë.
Fqinjët e ruajnë macen, por viktimat e tij nuk kanë ndërmend të paraqesin raporte në polici. Ata thonë se kur diçka mungon, ata thjesht vizitojnë pronarët e saj, dhe ju a marrin perseri.

Ata besojnë se Dusty ka vjedhur qindra artikuj në tre vitet e fundit, mesatarisht katër te tille në javë.