Kur ushtari japonez Hiroo Onoda u vendos në Lubang në Filipine në vitin 1944, ai u urdhërua të mbronte ishullin e largët derisa ushtria japoneze të kthehej. Onoda i mori urdhrat me shumë seriozisht dhe zhvilloi një luftë guerile në ishull për më shumë se 10,000 ditë derisa më në fund u dorëzua në 1974.
Kjo është një historia e vërtetë e një ushtari japonez që ka ndodhur pas luftës së dytë botërore. Nuk është se vendi i tij e kishte harruar atë. Por personat qe e gjeten nuk mund ta bindnin ate se Japonia e kishte humbur luftën. Ata i treguan foto te anëtarëve te familjes së tij, por ai mendoi se ishin te falsifikuara, sepse, meqenëse vendlindja e tij ishte bombarduar dhe rindërtuar, ndërtesat në fotografi nuk përputheshin me ato qe ai kishtë lënë kur ishte larguar.
Onoda, si shumë ushtarë japonezë, përqafoi plotësisht parimet e promovuara nga komanda ushtarake e vendit të tij. Humbja ishte e paimagjinueshme, dorëzimi ishte i turpshëm dhe vetëvrasja ishte e paimagjinueshme. Kishte ushtarë të tjerë japonezë që vazhduan luftën në vende të largëta në Paqësor pas dorëzimit të vendit të tyre, por askush nuk qëndroi aq gjatë sa ai.
Për pjesën më të madhe të luftës së tij të vetmuar, Onoda shërbeu së bashku me një ushtar tjetër japonez Kinshichi Kozuka, por Kozuka vdiq në vitin 1972 kur u qëllua nga policia vendase filipinase. Kur Onoda u kthye në Japoni, ai shkroi një liber me kujtime.
Edhe pse Onoda besonte se ai ishte ende duke vepruar në kushte lufte, konflikti kishte përfunduar dhe veprimet e tij ushtarake guerile ishin në fakt një formë terrorizmi. Filmi i Hararit nuk e ofron në të vërtetë atë perspektivë mbi dhunën e kryer nga Onoda pas përfundimit zyrtar të luftës, por në të vërtetë nuk është e vështirë të bësh përgjegjës ushtarin pasi t’i thuhet e vërteta.
Historia e tij e pabesueshme tani është temë e një filmi artistik me titull. “Onoda: 10,000 netë në xhungël” i regjisorit francez Arthur Harari, i cilu u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Kanë të vitit 2021 dhe ka fituar si vlerësime por edhe kritika për portretizimin e oficerit japonez.
“Onoda: 10,000 net në xhungël” është ende një film magjepsës dhe është një histori që ia vlen të mësohet. Si e di një ushtar kur ka mbaruar lufta? Si mund ta pranojnë humbjen burrat e stërvitur për të qëndruar me çdo kusht? Ky film përpiqet t’i trajtojë këto pyetje përmes përvojës së një ushtari shumë të çuditshëm.