Zbulimi i lashtë Ilir në Himarë

Himara është padyshim një nga vendët me plazhet më të bukura qe ka jo vetëm Shqipëria por edhe mesdheu. Por tashme prej shumë dekadash, pavaresisht se ajo ka qene dhe është e banuar nga Shqiptare, ka qënë pjesë e planeve keqdashëse Greke per krijimin në këtë zonë të një minoriteti Grek që nuk ka ekzistuar kurrë në këtë vënd.

Pajisa me pasaporta Greke e qytetareve shqiptar është tashmë pjesë e agjendës së këtij shteti prej shumë vitesh, si dhe dhënia e favoreve të ndryshme si pensione apo bursa studimi etj, vetëm që banoret e këtij vëndi të deklarohen Grek. Por a është Himara një ish territor Grek, apo a ka qënë ndonjëhere i banuar nga keta të fundit. Nëntoka e këtij vendi thotë komplet të kundërten. Pikerisht në kohën kur po kryhet një rregjistrim i popullsisë dhe atje po bëhët një fushate e madhe për të krijuar një minoritet të pa qënë Grek.

Gjatë gërmimeve ne muajin tetor u zbulua tuma e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë, që paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve.

Arkeologët kanë zbuluar tumën e tretë, pranë varrezës tumulare në Himarë që i përket periudhës së hekurit të hershëm. Lajmin e ka bërë te ditur kryeministri Edi Rama me ane një postimi në profilin e tij. Ai shkruan se tumat “prehistorike të Himarës konsiderohen si monumentet më befasuese të periudhës së bronzit dhe hekurit në bregdetin jonian.” Tuma e tretë, e cila paraqet elemente unikale të arkitekturës së ndërtimit të kodërvarreve është një traditë e hershme Ilire.

Objektet e zbuluara në keto tuma i përkasin përiudhës së hekurit të hershëm (shekulli i XI-X para Krishtit). Kultura e dokumentuar në to është e njëjtë me atë të pjesës tjetër të Ilirisë”.

Gjatë gërmimeve u zbuluan edhe disa objekte arkeologjike, mes të cilave një enë balte dhe një majë heshte.

Tuma ndodhet në shtratin e përroit të Korramit, për këtë arsye specialistët e Drejtorise Rajonale te trashegimise Kulturore Vlorë dhe Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë Instituti Kombëtar te Trashëgimisë Kulturore po punojnë për konservimin dhe rimbulimin e strukturave dhe varreve të tumës, me qëllim shmangien e dëmtimeve të mundshme nga prurjet e përroit gjatë stines dimrit.