Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kaliforni. Ku nje ari hajdut që hyri në 21 shtëpi te banoreve në Kaliforni në kërkim të ushqimit, është arrestuar.
Ariu është përgjegjës për të paktën 21 vjedhje shtëpish. Kjo gjë është konfirmuar nga ADN-ja qe i është kryer atij si dhe dëmtimet e mëdha të pronave në zonën e South Lake Tahoe, Kaliforni që nga viti 2022.
Ai është kapur pas më shumë se një viti në arrati pas një numri të madh vjedhjesh.
Ariu 227 kg, i njohur nga njerëzit si Hank the Tank, besohet se ka hyrë në 21 shtëpi në zonën e Liqenit Tahoe që nga viti 2022.
Hank, i cili në fakt është një ari femër i regjistruar si 64F, do të zhvendoset në një strehë kafshësh në Kolorado.
Tre këlyshët e saj do të transferohen në një strukturë në kontenë Sonoma të Kalifornisë.
Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti i Kalifornisë i Peshkut dhe Kafshëve të Egra tha se biologët e kishin “kapur në mënyrë të sigurtë” ariun, i cili ishte lidhur me 21 thyerje nga provat e ADN-së.
Pasi ju bë kontrolli shëndetsor ai u dërgua tek streha e tij e re ku do të qëndrojë për gjithë jeten e tij. Ndërsa autoritetet e Kalifornisë kanë vënë në dukje se zhvendosja “nuk është zakonisht një opsion”, por fama e Hank i ka dhënë asaj këtë denim.
“Duke pasur parasysh interesin e madh për këtë ari dhe rrezikun e konsiderueshëm të një incidenti serioz që përfshin ariun, organizata po përdor një zgjidhje alternative për të mbrojtur familjen e ariut si dhe njerëzit në komunitetin South Lake Tahoe”, thuhet në deklaratë.
Në platformën sociale X, e njohur më parë si Twitter, Guvernatori i Kolorados, Jared Polis e mirëpriti Hank – dhe bëri shaka se ajo duhej të quhej “Henrietta Tank”.
Fillimisht mendohej se Hank ishte përgjegjës për mbi 40 vjedhje, por mostrat e ADN-së vërtetuan se vjedhjet ishin gjithashtu punë e të paktën dy arinjve të tjerë të mëdhenj me një oreks të pangopur për ushqimin e njerëzve.
Zbulimi se Hank nuk ishte i vetëm në zbavitjen e krimit i shtyu zyrtarët e Kalifornisë të sigurojnë publikun se “asnjë ari nuk do të dëmtohet, por do të zhvendoset në ndonjë objekt ose do të vendoset në një kopsht zoologjik”.
Biologët besojnë se Hank, i cili është dukshëm më i madh se shumica e arinjve të zinj, ishte rritur pa frikë nga njerëzit dhe kishte mësuar të përdorte forcën e saj për të hyrë me forcë në shtëpitë e njerëzve.
“Kur keni një ari që përplaset me forcë përmes një dere garazhi ose hap derën e përparme me njerëz brenda, kjo është mjaft e pacipë dhe e pazakontë,” i tha BBC-së zëdhënësi i organizates se kafsheve, Peter Tira.
Vendndodhja dhe fati i mundshëm i dy arinjve të tjerë të përfshirë në zbavitjen e thyerjeve në Kaliforni është i paqartë.