Duam të kemi fëmijë: 85-vjeçari i martuar me 24-vjeçarën

Një shprehje e vjetër thote se dashuria nuk njeh mosha, dhe kjo shprehje me sa duket merr kuptim ne rastine e ketij çifti që kanë një diferencë moshe plot 61-vjeçare, ku ata shprehen se diferenca mes tyre me dakada nuk përbën problem per ta.

Të sapomartuarit po perpiqën të krijojnë një familje, gjë që mund të duket shumë e pazakone, pasi dhëndrri Charles është 13 vjet më i madh se gjyshi i gruas së tij. Megjithatë dashuria e tyre dëshmon se asgjë nuk mund ta ndalojë lidhjen mes dy shpirtrave binjakë.

Miracle Pogue, 24 vjeçare, dhe Charles Pogue, 85 vjeçar, u njohën kur ajo ishte duke punuar në një lavanderi në vitin 2019 dhe krijuan një lidhje të ngushtë mes tyre.

Ajo tregoi se si Charles, një ish-agjent imobiliar tashmë në pension, vinte shpesh në lavanderi dhe kërkonte ndihmën e saj. Ajo tregon se Charls një ditë vendosi një copë letër në banak ku shkruhej: Më shkruaj numrin tënd.

Me sa dukej mosha për ta nuk ishte pengesë. Miracle e dinte që Charles ishte më i vjetër, por moshën nuk ja dinte. Ajo që kishte më shumë rëndësi per Miracle ishte energjia pozitive që transmetonte dhe se ai e bënte të ndihej.

Pas 2 muajsh, ajo mësoi moshën e tij kur ndjenjat për të ishin rritur më shumë. Ajo u shpreh se mosha e burrit te saj nuk është problem për të. Miracle thekson: Nuk më intereson nëse është 50 apo 100 vjeç, ai me pëlqen. Mendova se ai ishte ndoshta 60 ose 70 vjeç sepse duket shumë i ri.

Miracle tha se nëna e saj, Tamika, 45 vjeçare, dhe gjyshi i saj, Joe, 72 vjeçar, e mbështetën plotësisht lidhjen e tyre që në fillim, duke njohur lumturinë që Charles solli në jetën e saj. Në të kundërt, babai i saj, Kareem, 47 vjeç, ne fillim ishte më skeptik.

Ajo tregoi: Gjyshi më tha se nëse unë jam e lumtur dhe kjo është ajo që dua, atëherë edhe ai është i lumtur. Por përgjigja e babait tim ishte një ‘Jo’.

Miracle u shpreh: I thashë se kisha nevojë për mbështetjen e tij dhe sapo takoi Charlesin dhe bisedoi me të, ai e pelqeu atë.

Çifti ka pasur mjaft kritika në internet për diferencën e tyre të madhe në moshë, por Miracle tha se kjo nuk do të bëjë ndryshim. Ajo madje tha se ata mezi presin të krijojnë një familje së bashku dhe shpreson të ketë dy fëmijë me Charles, i cili nuk ka fëmijë.

“Unë dua që ai të ketë një brez tjetër. Ne po planifikojmë të vizitojmë një klinikë për të diskutuar opsionet tona.

Trajtimi i tyre ne klinike nuk është pa sfida dhe Miracle pranoi se përvoja e saj ishte “mjaft dërrmuese”. Megjithatë, ajo mbetet shpresë plote dhe optimiste.