Qyteti ku nuk mund të vdesësh.Qyteti me verior i tokes

Destinacionet evropiane rrallë herë janë aq të pazakonta sa qe eshte Svalbard, arkipelagu qe ndodhet rreth 800 kilometer larg polit të veriut dhe rreth 700 km larg tokës kontinentale norvegjeze.

Destinacioni i njohur turistik i veriut është gjithashtu dhe vendi ku ndodhet qyteti më verior në botë, Longyearbyen, të cilin pjesa me e madhe e njerëzve mund ta vizitojnë pa vizë, por ky vend ka disa ligje mjaft te cuditshme që të gjithë njerezit qe e vizitojne duhet t’i zbatojnë.

Pavaresisht se është qindra kilometra larg Norvegjisë, ai qeveriset nga ky shtet që prej vitit 1920.

Vizitorët në Svalbard mund të shikojne një larmi atraksionesh unike si slitat e qenve apo të vizitojnë shpellat e akullit, ku më shumë se gjysma e ishullit është e mbuluar nga akulli dhe në temperaturat jane gjithmone nën zero.

Vetëm pak mijëra njerëz jetojnë në kete vend, kryesisht në Longyearbyen, por qe jetojne me botën e egër të mbushur me drerë, arinj polarë dhe zogj të rrallë që i janë përshtatur motit arktik dhe kushteve të acarta.

Megjithse bota e gjallë është e larmishme, arinjtë polarë i qëndrojnë larg vendbanimeve te njerezve.

Ja disa nga ligjet me të pazakonta të vendit. Ne kete vend macet nuk lejohen pasi kërcënojnë botën e zogjve.

Ndersa ligji me i cuditshme eshte se në Longyearbyen është ‘e ndaluar’ dhe të vdesësh.

Megjithse kjo e fundit është kështu, do të thotë se ata që vdesin në ishuj nuk lejohen të varrosen aty pasi trupat nuk arrijnë të dekompozohen prej temperaturav te uleta qe rrine gjithmone ne zero grade.

Nje gjarje qe ndodhi ishte kur disa minatorë norvegjezë qe vdiqen në një aksident, u varrosën në Longyearbyen në vitin 1918, ata i kishin trupat e tyre të ruajtur plotësisht kur u nxorrën për t’u rivarrosur pas rreth 70 vitesh.

Ndërsa ata që sëmuren në ishull shpesh dërgohen në Norvegji për t’u trajtuar, pasi ka shume pak qendra shendetsore ne kete vend.

Ne qytetin me verior te botes nuk ka maternitet prandaj atyre ju duhet të udhëtojnë në Norvegji para datës së lindjes.

Ligj tjeter i veçante eshte se ata që duhet të udhëtojnë jashtë vendbanimeve duhet të mbajnë armë me vete për t’u mbrojtur nga sulmet e arinjve polarë. Megjithse raste të tilla janë të rralla, disa sulme të arinjve ndaj njerëzve janë raportuar në Svalbard që prej viteve 1970.

Cdo njeri ne bote mund te shperngulet për të jetuar në Longyearbyen pasi një traktat norvegjez i vitit 1925 e ka shpallur atë zonë pa vizë ku çdokush në botë mund të bëhet rezident.

Por megjithate kjo nuk ju jep të drejta për te perfituar leje qendrimi apo pasaporte te Norvegjisë.

Ne kete vend eksterm verior nuk ka diell për katër muaj nga tetori deri në shkurt, por nga prilli deri ne gusht dielli nuk perendon fare.

Longyearbyen është gjithashtu nga vendet më të mira për të parë aurorat, të cilat gjate muajve te dimrit mund të shihen edhe ditën.