Instagram dhe Facebook do të bëhen me pagesë, ja sa do kushtojnë.

Kompania qe zoteron Facebook, Instagram dhe Whatsapp Meta do te lançoje një abonim me pagesë që do të heqë reklamat nga Facebook dhe Instagram.

Shërbimi do te jete i disponueshëm në të gjithë Bashkimin Europian dhe do të kete nje tafire prej rreth 10 € në muaj në versionin web ose 13 € ne muaj në iOS dhe Android ku ketu shtohen tarifat shtesë për ato platforma per Apple pay, dhe google pay.

Abonimi ka për qëllim të adresojë shqetësimet e Bashkimit Evropian në lidhje me shënjestrimin e reklamave të Meta dhe praktikat e mbledhjes së të dhënave.

Duke i bërë përdoruesit të zgjedhin midis pagesës për shërbimin për të hequr shënjestrimin e reklamave ose përdorimin e shërbimit falas, por duke rënë dakord me praktikat e marrje dhe mledhjes së të dhënave. Kompania e Zukengberg beson se do të ketë përmbushur më qartë dhe përfundimisht kërkesat e privatësisë të përcaktuara nga një koleksion ligjesh evropiane për të dhënat, duke përfshirë Aktin e Tregjeve Dixhitale.

Ne kete menyre keto platforma do te ofrojne sherbimin premium me pagese ku nuk do te shfaqen reklama, si dhe sherbimin falas qe do te jete pa pagese por qe do te shfaqen reklama gjate gjithe kohes ne keto platforma.