Historia e Ted Williams, eshte nje nga me te vecantat, e cila ndodh shume rralle, per te mos thene thuajse kurre. Ai nga një i pastrehë u bë në atë që njihet si “Njeriu me zërin e artë”, historia e tij ka frymëzuar shumë njerëz.
Ted Williams – emri i plotë i të cilit është Theodore Fred Williams – eshte tashmë në SHBA prezantues, personalitet në radio si dhe dublant zëri.
Por jeta e 66-vjeçarit nuk ka qenë gjithmonë kaq e shkëlqyer.
Ai u rrit në Brooklyn te New Yorkut, ku ishte adoptuar nga nje familje kur ishte fëmijë.
Pasi u lirua nga shërbimi ushtarak ne SHBA pas 3 vitesh, Williams tentoi të niste një karrierë në radio, duke punuar për nje radio në Ohio.
Ai tregon për rrjetin AMPS se u punësua dhe bënte një jetë normale në fillim të viteve 1980, teksa kishte punë, familje dhe fëmijë.
Por në 1988 ai filloj te konsumonte drogera sintetike si dhe alkoli, gjera qe do ti kushtonin shume ne jeten e tij. Pasi ai u brakis nga familja e tij si dhe pushua nga puna, duke bere qe ai te mbetej i pastrehe dhe te endej rrugeve.
Williams tregon për periudhën e errët qe ka kaluar ku thote: “Isha i turpëruar me familjen time. Unë kisha zërin dhuratë nga Zoti por abuzova me të”.
Teksa shëndeti mendor e fizik i tij degradonte me kalimin e kohes, ai përfundoi më vonë i arrestuar për zotërim drogash, vjedhje dhe grabitje. Kur ai mbeti i pastrehë në rrugë, ishte dhe koha kur nisi te reflektonte.
Ai u shpreh se kur dikush arrin fundin e rënies, atëherë nuk ka më rënie por vetëm ngritje, tregonte Williams për një gazetar qe e intervistonte, teksa qëndronte në një kryqëzim në Columbus, Ohio në janar te vitit 2011.
Por intervista e tij u bë virale në rrjetet sociale duke marre miliona klikime dhe shperndarje, ku titullohej ‘Ted Williams: I pastrehu me zërin e artë’ –Ai rrinte me kartonin e tij në dorë, duke përdorur zërin për të kërkuar lëmoshë.
Pas kesaj video atij i erdhen një numer shume i madh ofertash pune në programe televizive te ndryshme, ku ai zgjodhi te punonte ne një program në rrjetin CBS.
Skuadra e basketbollit Cleveland Cavaliers, i ofroi atij strehim dhe punë, ndërsa më vonë u punësua si dublant zëri për rrjetin MSNBC dhe programin Late Night me Jimmy Fallon.
“Intervista me Columbus Dispatch më ndryshoi jetën, duke me hapur rruget për të bërë ndryshimin qe me nevojitej aq shume”, tha Williams i cili frymëzon njerëzit edhe sot me historinë e tij.