Rreth 1000 anije te mbytura ndodhen pergjate ishujve të izoluar Magdalen të Quebec-ut – dhe pasardhësit e të mbijetuarve te shume anijeve jetojnë për të treguar historitë e tyre.
Peter ishte ne nje anije mallrash nga Liverpooli qe po transportonte një ngarkesë druri per në Angli nga Quebecu. Nje anije irlandeze e quajtur Miracle, ishte duke transportuar qindra emigrantë për një jetë të re shpresëdhënëse per në Kanada. Robert Best po kthehej në Ishujt Channel në Perry, me një anije e ngarkuar me peshk dhe kripë nga porti i Gaspé.
Të gjithë lundruan për arsye të ndryshme, por të gjithë iu nënshtruan te njejti fat: anijet e tyre dolen jashtë kursit dhe në fund u perfunduan ne plazhet me rërë dhe ujërat e cekëta të ishujve Magdalen në Kanada.
I izoluar në mes të Gjirit të Shën Lorencit, arkipelagu në formë grep peshku eshte një masë tokësore e rrezikshme në rrugën e anijeve që lundrojne midis Evropës dhe Kanadase. Rreth 1000 anije ranë viktimë e tekave të tij, kryesisht në shekujt 18 dhe 19.
“Shumë prej tyre as që e dinin se eksistone nje ishull i tille ne mes te oqeanit. Roja bregdetare Charles Cormier u shpreh se “një herë, 48 anije u mbytën gjatë një stuhie të vetme.”
Në ato kohe, kishte pak fanar ose tabela të sakta si dhe hartat nuk ishin te sakta sic jane ne ditet e sotme, dhe erërat e forta, mjegulla dhe ujërat e trazuara e bënin lundrimin një lojë hamendjeje dhe shkathtësie. Si rezultat, shumë pasagjerë humbën jetën dhe u varrosën midis dunave të rërës. Vetëm disa prej anijeve mbijetuan, duke humbur përfundimisht udhëtimet e tyre per ku ishin nisur dhe duke ndërtuar një jetë të re përgjatë brigjeve të stuhishme të ketyre ishujve.
Sot, shumë pasardhës të këtyre të mbijetuarve, si 32-vjeçarja Nancy Clark, ende banojnë në ishuj dhe e kanë të vështirë të largohen, pavarësisht sfidave me të cilat përballen. Ata janë të rrënjosur fort këtu si pjesë e një komuniteti të vogël anglisht-folës, brenda një bote frëngjisht-folëse, që jeton për të treguar historite e brezave të ndodhive dhe paraardhesve te tyre.
Madje shumë prej tyre kanë të njëjtin mbiemër. Në Old Harry, shumica e mbiemrave janë ose Clark ose Dunn. Në Grosse-Île, një nga emrat më të zakonshëm të familjes është Clarke në vend të Clark, duke hapur një debat drejtshkrimor. Njerëzit në Old Harry thonë se njerëzit në Grosse-Île kanë shtuar ‘e’, ndërsa njerëzit në Grosse-Île besojnë se njerëzit në Old Harry kanë hequr zanoren e fundit.
Komunitetet frëngjisht dhe anglisht-folëse ruajtën identitetet e tyre të dallueshme gjatë gjithë viteve. Deri në vitet 1970, kishte pak martesa midis dy grupeve dhe çdo komunitet kishte kishën e vet, katolike apo protestante, dhe shkollat e veta.
Anglezët do të qëndronin në komunitetin e tyre dhe francezët do të qëndronin në komunitetin e tyre,” tha Winston Clarke, një banor i Grosse-Île. “Nuk po them se ka pasur ndonjë gjë armiqësore. Ishte e vështirë të udhëtoje në mes të komuniteteve në atë kohë; nuk kishte rrugë në fillim të viteve 1900.
Dallime delikate në shprehje
Ka disa mënyra të thjeshta për të dalluar komunitetet. Për shembull, në zonat angleze, shtëpitë janë lyer me nuanca të heshtura të bardhë dhe gri, ndërsa francezët përdorin ngjyra të verdha, jeshile, blu dhe madje portokalli. Clark gjithashtu vë në dukje dallime delikate në shprehje, si për shembull se si frankofonët priren të puthen dhe prekin njëri-tjetrin, ndërsa anglofonët janë pak më konservatorë. “Ne jemi më shumë njerëz të tipit ‘tund kokën'”, tha Clark.
Pavarësisht nga identitetet dalluese të Ishujve Magdalen, Clark – e cila punon në shkollën lokale dhe zhvillon projekte për të parandaluar largimin e të rinjve anglofonë në qytetet më të mëdha në Kanada – sheh forcë në të përbashkëtat që janë të pranishme deri më sot.
Nuk do të thosha se ka dallime të mëdha – ne i vërejmë dallimet, por nuk e di nëse dikush tjetër do t’i vinte re sepse ne jemi të gjithë ishullorë dhe të gjithë ndajmë kaq shumë gjëra të përbashkëta, tha Clark.
Shtëpi të bëra nga copezat e anijeve te mbytura
Megjithatë, shtëpitë e zonës kanë më shumë sesa ngjyra dhe traditë. Disa u ndërtuan nga materialet e anijeve te mbytura, ata qe ishin vendosur me pare aty i ndihmuan të mbijetuarit e anijes Miracle, e cila u shkatërrua në maj te vitit 1847. nje banore shpjegoi se si shtëpia e saj është pjesë e historisë së ishullit, përmes brezave të familjes së saj.
“Stërgjyshi im Henry Clark e krijoj shtëpinë e vjetër këtu nga disa anije të mbytura, ai e vendosi [atë] së bashku me disa kunja druri në papafingo. Në vitin 1861, ai e ndërtoi atë… ai u ngjit në plazh dhe kështu e ndërtoi atë, pjesë-pjesë.”
Gjithashtu në Old Harry, kisha St-Peters-by-the-Sea është 100 vjeçare dhe është ndërtuar gjithashtu nga druri i anijeve te mbytura. “Ne donim të siguroheshim që ta ruanim ndërtesën dhe ta mbanim atë në komunitet për t’u siguruar që nuk do të shitej,” tha Clark. “Pra, ne kemi zhvilluar një projekt që është gjithashtu shumë domethënës për komunitetin.”
Kisha do të presë një ekspozitë portretesh të banorëve të ishullit që vdiqën në lidhje me ujin gjatë shekullit të 20-të. Clark filloi të mbledhë foto të viktimave sepse e kuptoi se vdekja nga deti prek shumicën e familjeve këtu në një mënyrë ose në një tjetër. Ajo ka mbledhur deri tani 135 portrete; shumica e tyre janë marrë pas viteve 1950.
Pasioni im për mbytjet e anijeve filloi shumë kohë më parë. Unë jam duke u zhytur për 37 vjet. Askush nuk më ndihmon, e bëj për pasion. Sepse e dua atë, tha roja bregdetare Charles Cormier, i cili nuk ka lidhje stërgjyshore me të mbijetuarit, por e ka bërë fiksimin e jetës së tij gjetjen e këtyre anijeve.
Rrënojat e një manjati grek
Shumë nga anijet e mbytura të ishujve Magdalen janë të fshehura në fund të detit në gjendje të ndryshme kalbjeje; shpesh gjithçka që ka mbetur janë copa druri. Por disa rrënoja janë ende të dukshme nga plazhi, siç është ishulli i Korfuzit, dikur në pronësi të manjatit grek Aristotle Onassis, i cili u fundos në brigjet e ishujve Magdalen në vitin 1963 dhe shtrihet në breg në plazh, me trupin e tij të mbërthyer në rërë.
Të gjithë u shpëtuan,” tha Cormier. “Anija mbante një ngarkesë me bojë të gjelbër. Banorët e ishullit morën bojën dhe pikturuan shumë shtëpi në ishull; kjo është arsyeja pse kaq shumë shtëpi ishin të gjelbëruara.”
Një fanar shprese për ishujt
Ishujt Magdalen po perpihen nga deti. Sipas Universitetit të Québec, 70% e brigjeve të tij të jashtme janë në rrezik eurozioni, ku nga ky fenomen kane në një humbje prej 75 centimeter ne vit. Disa banorëve u është dashur të zhvendosin shtëpitë e tyre larg nga skaji i shkëmbit vitet e fundit.
Sidoqoftë, shumë gjera kane ndryshuar për të mirë, veçanërisht që nga shekujt 18 dhe 19, kur nuk kishte fanar të përshtatshëm për t’i orientuar anijet drejt zones se sigurte, siç shkroi kapiteni Edward Boxer (dhe i mbijetuar nga mbytja e anijes) në vitin 1828:
“Në këtë det, lundrimi është kaq i rrezikshëm për shkak të rrymave të forta dhe të parregullta, dhe nuk ka asnjë far të vetëm në të gjithë Gjirin. Është vërtet për të ardhur keq të gjesh kaq shumë anije të mbytura në vende të ndryshme në bregdet… numri i jetëve të humbura është shumë i madh dhe sigurisht i pallogaritshëm…”
Më në fund u dëgjuan ankesat e tij dhe të kapitenëve të tjerë. Fari i parë i Ishujve Magdalen u ndërtua në vitin 1870 në Bird Rock. Sot, gjashtë fanar punojnë së bashku me grafikët e detajuar, GPS dhe metoda të tjera moderne navigimi për t’i bërë këto ishuj të brishtë dhe të bukur një aventurë shumë më të lehtë dhe më të sigurte për njerëzit që lundrojnë pranë tyre – dhe për ata që zgjodhën të kalojne jetën e tyre këtu ne keto ishuj te vetmuar.
Deri në shekullin e 20-të, ishujt ishin plotësisht të izoluar gjatë dimrit pasi akulli i grumbulluar e bënte udhëtimin në kontinent të pakalueshëm me varkë. Ishujt nuk kishin mjete komunikimi me kontinentin. Një kabllo nënujore u instalua për të mundësuar komunikimin me telegraf, por në dimrin e vitit 1910, kablloja u prish dhe ishujt u izoluan përsëri. Banorët dërguan një kërkesë urgjente për ndihmë në kontinent duke shkruar letra dhe duke i mbyllur ato brenda një fuçie melase, ose grusht, të cilën e lanë. Ajo arriti në bregun e ishullit Cape Breton, ku banorët njoftuan qeverinë për emergjencën. Qeveria dërgoi një akullthyes për të sjellë ndihma.