Një nga ndertesat më të larta në botë prej druri po ndërtohet në Australi.
Australia Perëndimore së shpejti do të jetë shtëpia e kullës më të lartë prej druri në botë, pasi autoritetet në Perth po planifikojnë të ndërtojnë një kullë “hibride” rreth 191 meter të lartë duke përdorur si lëndë kryesore lëndë druri masive.
Paneli i Vlerësimit të Përbashkët të Zhvillimit, Inner-South të Perthit miratoi propozimin e Grange Development për ndërtesen, që aktualisht quhet ndërtesa C6, e cila do të jetë gati dy herë më e lartë se mbajtësi aktual i rekordit si ndërtesa më e larte prej druri në botë.
Ndërtuesit u shprehen se 42% e kullës së propozuar do të ndërtohet nga materiale prej druri, ku kolonat dhe strukuren kryesore prej betoni të përforcuar. Për të siguruar qëndrueshmerine e saj.
Kur ajo të përfundojë do të tejkalojë ndërtesën hibride më të lartë në botë, kullën Ascent në Milwaukee, Wisconsin, e cila qëndron në 25 kate ose 86 meter lartësi, sipas Këshillit për Ndërtesat e Larta dhe Habitatin Urban. Struktura e propozuar, e vendosur në Charles Street në South Perth, do të jetë gjithashtu më e lartë se Shtabi i ardhshëm i Atlassian nga druri hibrid në Sydney, i cili është gati të marrë rekordin nga Ascent, por që ende nuk është përfunduar.
Ashtu si Atlassian, kulla e propozuar C6 do të kombinojë trarët e laminuar prej druri me një ekzoskelet çeliku për të mbështetur strukturën kryesore të saj.