Alarmi i Eksperteve: Yjet po “shuhen” nga qielli i natës

Yjet po zhduken nga qielli i natës para syve tanë, kanë paralajmëruar ekpertet e nasas.

Çdo vit, qielli bëhet deri në 10 për qind më i ndritshëm se sa ishte me pare, tregon një studimi të ri i publikuar se fundmi.

Kjo do të thotë se një numër i madh yjesh që dikur ishin të dukshëm me sy te lire nga njerezit tani janë të fshehur dhe eshte e pamundur te shihen.

Po sa shpejt po zhduken?
Për shembull një fëmijë i lindur nën 250 yje të dukshëm, do të jetë në gjendje të shohë vetëm 100 prej tyre deri në ditëlindjen e tij të 18-të, paralajmërojnë astronomet.

Ndotja eshte shkaku kryesor që po i bllokon ata. Ndotja ne atomsfere po ndodh shumë më shpejt nga sa e kishim parashikuar, edhe përkundër përpjekjeve për ta kufizuar atë dhe ulur nivelin e saj, duket se deri me tani perpjeket kane qene te kota.

Kjo ndotje kaq e shpejte do të ketë rezultate negative mjaft te medha, jo vetëm për dukshmërinë e qiellit të natës, por edhe për mjedisin, dhe nje ndikim te madh në sistemet biologjike të kafshëve dhe njerëzve etj.

Këto janë gjetjet e një studimi të ri që analizoi më shumë se 50,000 vëzhgime nga shkencëtarë te ndryshem në mbarë botën, vezhgime të bera nga viti 2011 deri ne vitin 2022.

Studimi synonte të kuptonte plotësisht shkallën e problemit të “shkëlqimit të qiellit”.

Deri më tani, ndryshimet në shkëlqimin e qiellit janë dokumentuar pak, sepse nuk ka asnjë mënyrë të lehtë për të mbledhur informacion nga i gjithë globi.

Për të kuptuar këtë problem, shkencëtarët përdorën informacionin e mbledhur nga një aplikacion që merr pamjet nga vende te ndryshme në mbarë botën dhe i mbledh ato së bashku ne nje databaze.

Këto të dhëna mund të përdoren për të mbledhur informacion mbi “madhësinë kufizuese të syrit të lirë”, e cila mat ndriçimin minimal që duhet të ketë një objekt në qiell nëse mund të shihet.

Këto matje tregojne se qiellit i është rritur në shkëlqimi me 9.6 për qind çdo vit. Vlerësimet e mëparshme të mbledhura nga satelitët sugjeronin se shkëlqimi po rritej me vetëm 2 për qind.

Satelitët janë përdorur për të vlerësuar shkallën e problemit, por nuk kane saktesi per arsye se nuk ka asnjë që monitoron të gjithë Tokën që të jetë i sigurt për të llogaritur mënyrat se si njerëzit e shohin qiellin.

Ata gjithashtu kanë më pak gjasa të shohin dritën që del horizontalisht, si nga dritaret, por ato burime te tjera qe kontribuojnë ndjeshëm në ndotjen e dritës siç shihet nga njerëzit në tokë.

Një artikull mbi gjetjet, “Shkencëtarët qytetarë raportojnë reduktime të shpejta globale në dukshmërinë e yjeve nga viti 2011 deri ne vitin 2022”. Ky artikull është botuar në revistën Science.

Në përfundimin e tyre, shkenctare vënë në dukje rëndësinë e qytetarëve në sigurimin e të dhënave të tilla.

Por ata gjithashtu kërkojnë që të dhënat të përdoren nga politikanet, duke vënë në dukje se përpjekjet qe po behen aktualisht për të kufizuar problemin e ndotjes nga drita nuk po e ndalojnë këtë problem, por madje ai po përkeqësohet edhe me tej.