Ishulli ku askush nuk guxon të shkelë në të. Edhe ata që kanë guxuar dhe kanë kanë shkelur në të e kane pesuar shumë keq, duke e paguar me jetën e tyre.
Në këtë ishull është e ndaluar rreptësisht që të shkele këmba e njeriut.
Kjo pasi në çdo metër katror ekziston një gjarpër helmues, kjo është arsyeja pse ky ishull ka marrë dhe emrin “ishulli i gjarpërinjve”
Nuk ka asnjë vënd në Tokë që ka prezencë më të madhe të gjarpërinjve helmues, sesa “ishulli i gjarpërinjve” i cili ndodhet në Brazil.
Për këtë vend misterioz dhe të pa eksploruar janë thurur shumë legjenda ndër shekuj. Por një nga legjendat më të frikshme është ajo e peshkatarit që kishte zbarkuar në “ishullin e gjarpërinjve” për të kërkuar banane, por që pas disa ditësh ishte gjetur i vdekur, i mbuluar në gjak dhe i shpuar në gjithë trupin nga dhëmbët e gjarpërinjve.
Ky vend i frikshëm ndodhet në afërsi të bregdetit të Brazilit. Ky vënd është aq i rrezikshëm sa që edhe ushtria braziliane e ka ndaluar te rreptësisht qëndrimin në këtë vend.
Qeveria e Brazilit kontrollon në mënyrë strikte zbarkimin e çdo personi në “ishullin e gjarpërinjve”, por sigurisht se njerëzit nuk do të shkonin në drejtim të këtij vendi edhe po të mos ishte ashtu.
Në fakt, në këtë vend ka aq shumë gjarpërinj, sa që vlerësohet se në çdo metër katror të këtij ishulli mund të hasni në një të tillë.
Deri tani askush nuk është lejuar të qëndroj në ishull pa praninë e mjekut dhe pajisjeve mjeksore te nevojshme ne rast kafshimi. Ky ishull është një nga laboratorët më të rëndësishëm që përdoret nga shumica e biologëve që janë duke studiuar “banorët” e pazakontë të “Ishullit të gjarpërinjve”.