Përpjeket e njerëzimit për të fluturuar datojnë që shumë shekuj më pare. Me prova dhe fatalitete të pafundme. Derisa një ditë kjo gjë u arrit të realizohej më 17 dhjetor te vitit 1903, nga vëllezërit Wright te cilet përuruan epokën ajrore me fluturimet e tyre të para të suksesshme të një makinerie fluturuese ne Karolinen e Veriut.
Kolin Furze, nje ish hidraulik ka ndërtuar një pajisje të njohur si ‘hoverbike’, e cila është në formën e biçikletës, por që ka aftesine të fluturojë.
Furze e ka arritur ta ndertoje kete mjet në shtëpinë e tij, ne kushte te thjeshta dhe tani për herë të parë e ka filluar testimet, që deri me tani kane rezultuar mjaft te suksesshme.
‘Hoverboards’ kanë bërë bujë te madhe që nga fundi i vitit te kaluar. Ky projekt eshte mirepritur mjaft mire nga njerezit, si dhe ka gjetur perkahje nga shume njerez te famshem.
Kjo është pajisja e parë e këtij lloji, e cila ka aftesine dhe arrin edhe të fluturojë.
Në një video të publikuar në youtube, Furze tregon per jeten dhe karrieren e tij, ndersa shprehet se ai se nuk ka kualifikime inxhinierie apo përvojë të fluturimi, por është i impresionuar me krijimin e tij, dhe e cileson ate si nje arrijte jashtezakonisht te madhe, si nje enderr e realizuar qe e kishte prej shume kohesh.
“Më në fund, ideja ime e çmendur është bere realitet, por kjo gjë tregon se gjërat e reja mund të çojnë në rezultate të mahnitshme.
Kjo nuk është shpikja e tij e parë e çuditshme, pasi Furze ka thyer rekordin botëror Guinnes për karrocën më të shpejtë në botë.