Shumë njerez mund të kenë pasiguri për dukjen. Por gjatësia e trupit te njeriut nuk është diçka që mund të ndryshohet.
Por nje grua, qe nuk ishte e kënaqur me gjatësinë e trupit e saj, deshironte të ishte më e gjatë. Dhe deshira e saj arriti deri në ekstreme, aq sa për të realizuar dëshirën e saj ajo beri nderhyrje kirurgjikale.
Modelja gjermane, Theresia Fischer, e cila ishte edhe konkurente në reality-shown “Big Brother” te Gjermanise, gjatë një interviste në nje radio ne Gjermani rrefej historinë e saj, duke treguar se ka bërë shumë gjëra që sot është penduar, dhe do te deshironte te mos i kishte bere kurre. Një ndër to është pikërisht fakti që ka zgjatur këmbët e saj.
Ajo tha se kishte bere operacion për të zgjatur këmbët me 14 centimetra, për të cilin harxhoj më shumë se 150,000 euro. Ku ajo shpreh një pendese të madhe.
Fischer shprehet se nuk e njeh më veten dhe e ka kuptuar se iu nënshtrua operacionit vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit të saj.

Ajo është shprehur se debatonte çdo ditë me ish-partnerin, i cili shpesh ushtronte presion psikologjik mbi të. Ai i thoshte se i pëlqejnë femrat e gjata gjë që i kishte shkaterrruar vetëbesimin e saj, duke i vënë në dukje se ajo nuk mund të bënte dot asgjë pa të dhe ia kishte nevojën:
‘Nëse e dëgjon atë ta përsërisë 10, 20, 50 apo 100 herë, atëherë vërtet arrin ta besosh se nuk je asgjë pa të’, u shpreh modelja ne interviste.
Ndërhyrja e bëri atë të arrinte një gjatësi prej 1.84 meter, nga 1.70 që ishte në mënyre natyrale. Zgjatja u bë e mundur duke futur shufra metalike, si një lloj proteze, në këmbë. Por nëse do kthehej pas në kohë, nuk do e bënte kurrë diçka të tillë:
Ajo u përball me kritika të panumerta nga përdoruesit e internetit.
Ajo u shpreh:
“Tani ndihem e lumtur dhe e kënaqur me këmbët e mia, por jam përballur me një sërë kritikash në internet. Më vjen keq që e bëra, që ndryshova trupin tim për të tjerët”.