Djali qe kasytë më të veçante në bote

Një fotograf profesionist ne Bangladesh ka shkrepur ndoshta nje nder fotot me unike ne bote. Duke realizuar disa fotografi të rastit, atij i ka rënë në sy një djalosh me një vecori shumë të vecantë që pak ose aspak njerëz e kanë në bote. Ai ka një sy blu dhe një të zi, ndërsa tek balluket ka një tufe të bardhe flokesh.

Kjo foto e shkrepur është padyshim një ndër fotot më unike, si dhe djaloshi është padyshim një njeri unik në botë.

Fotografia është realizuar nga një fotograf profesionist, i quajtur Shahidul Islam Sahel dhe menjëherë ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit nga e gjithë bota. Por cfare e shkakton kete gje?

Kete gje e shkakton nje lloj sindrome e quajtur Sindroma Waardenburg: e cila është një çrregullim gjenetik që mund të jetë i dukshëm në lindje. Gama dhe ashpërsia e simptomave dhe gjetjeve të lidhura mund të ndryshojnë shumë nga rasti në rast.

Megjithatë, tiparet kryesore shpesh përfshijnë: anomalitë dalluese të fytyrës;
ngjyrim (pigmentim) i pakësuar në mënyrë të pazakontë i flokëve, lëkurës dhe bebes të të dy syve.
Më konkretisht, disa individë të prekur mund të kenë një urë hundore jashtëzakonisht të gjerë për shkak të zhvendosjes anash të këndeve të brendshme të syve. Përveç kësaj, anomalitë pigmentare mund të përfshijnë një tufë flokësh të bardhë që rriten mbi ballë thinja ose zbardhja e parakohshme e flokëve. Disa individë të prekur mund të kenë gjithashtu dëmtim të dëgjimit për shkak të anomalive të veshit të brendshëm.

Në faqen e tij zyrtare, fotografi nga Bangladeshi shkruan se ky djalë vjen nga një familje që pamjen e tij unike e ka në gjen.

Por jo vetëm ai por edhe babai dhe vëllai i tij kanë karakteristika të njëjta të syve sikur djaloshi në fjalë.
Saleh shprehet po punohet për realizimin e një dokumentari për historinë e kësaj familjeje.