Babai donte ta shiste per 250 dollare : Sot është një nga aktoret më të mire në bote

Kjo është historia e pabesueshme e aktorit dhe një ndër personat më të famshem ne bote. Ku me karrieren e tij te lavdishme ka lënë gjurmë të përhershme në kinematografinë botërore.

Me një karrierë që përfshin më shumë se gjashtëdhjetë vjet, Jackie, i lindur në Hong Kong në vitin 1954, ka lënë një gjurmë të përjetshme në industrinë e filmit dhe ka shërbyer si frymëzim për aktorë dhe interpretues të panumërt. Udhëtimi i Jackie-t drejt famës filloi në një moshë të re kur ai u regjistrua në Akademinë e Dramës së Kinës, një shkollë e njohur e operas në Pekin, e njohur për trajnimin e saj të rreptë në artet marciale dhe akrobaci.

Atje ai përforcoi aftësitë e tij në disa disiplina, duke përfshirë kung fu, aktrim dhe këndim. Ishte ky trajnim shumëplanësh që më vonë do të bëhej themeli për stilin dhe qasjen e tij unike për të bërë filma aksion. Megjithatë, rrugëtimi i aktorit nga fillimet modeste ishte i mbushur me sfida shumë kohë përpara se të shquhej si një nga aktoret më të famshëm, pasi përpara se të fillonte karrierën e tij të jashtëzakonshme, Chan duhej të kapërcente pengesa të medha dhe të tmerrshme në jeten e tij të rinisë. Edhe para lindjes së tij, prindërit e Jackit u përballën me vështirësi të medha financiare pasi ishin refugjatë nga Lufta Civile Kineze.

Për shkak të vështirësive financiare, prindërit e Jackie Chan menduan ta shisnin atë tek një doktor britanik për të përballuar jetesën. Në një interviste të dhënë për nje televizion Amerikan Jackie Chan, tregoj shumë gjëra për familjen dhe vështiresite e mëdha që ai kishte kaluar për tu rritur. Ku sakrifica e tij po edhe e prinërve të tij ishte e pashoq. Një nga gjërat që do të varferontë më së shumti familjen e tij ishin sëmundjet.

Në bisedë e siper me gazetarin ai u shpreh se familja e tij ishte aq e varfër sa ishin të gatshëm të shisnin fëmijën e tyre të vetëm, për vetëm 250 dollarë vetëm për të mbuluar faturat mjekësore të familjes që ishin shumë të larta për ti përballuar një buxhet si i familjës së tij. Por shpetimtari i Jackit do të ishte shoku i babait i cili ndërhyri dhe e bindi atë të merrte në konsideratë marrjen e disa parave borxh, dhe jo të shiste fëmijen e tij, pasi ishte një veprim jashtëzakonisht i keq dhe nuk duhej të bëhëj nga asnjë prind në botë.

Por pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme, vuajtjeve në rini si dhe një edukimi të rreptë në shkollë me konvikt në moshën 7-vjeçare, atë nuk e penguan të arrijë sukses të jashtëzakonshëm në industrinë filmit. Pavarësisht pengesave të hershme, Chan është bërë një nga figurat më të spikatura në industrinë e medias, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe duke krijuar një pasuri prej rreth 400 milionë dollarësh.

Rrugëtimi i jashtëzakonshëm i aktorit nga fatkeqësia në triumf ka shërbyer si model për shumë të rinj, duke i frymezuar ata për të ardhmen. Vuajtjet e hershme të Jackie-t janë një pasqyrim i rrethanave të vështira që rrethojnë edukimin e tij dhe nënvizojnë qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë që zhvilloi që në moshë të re.

Pavarësisht këtyre fillimeve të vështira, ai përfundimisht ishte në gjendje të ngrihej mbi rrethanat e tij për t’u bërë një aktor dhe filantrop i famshëm. Shembulli i këtij personazhi kaq të dashur dhe sakrificat e tij na tregojnë më së miri se gjithcka është e mundur, dhe mund të ja dalim pavarësisht vështirësive dhe pengesave të ndryshme që na dalin gjatë jetës.