Ja se si Japonezet kursejne 35% të rroges çdo muaj

Të gjithëve mund te ju kete ndodhur që paratë që marrim nga paga mujore të zhduken shumë më herët nga sa prisnim dhe aty fillojnë vështirësitë e ekonomike akoma pa kaluar gjysma e muajit.

Por nje metodë origjinale dhe mjaft e vecante japoneze, mund të hyjë në jetën tone te perditshme dhe të ndryshojë disa gjera per mire. Kjo lloj metode ka mbi 100 vite qe perdoret nga shume japoneze, te cilet shprehen se arrijne të kursejë çdo muaj rreth 35% të pagës dhe shumë para brenda nje viti.

Gjëja më e rëndesishme që duhet të bëjmë është që në fund të çdo muaji është të regjistrojme atë që kemi harxhuar, dhe cfare kemi blerë. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe veçanërisht cilat kanë qenë shpenzimet më të panevojshme.
Kerkimet e ndryshme kanë vërtetuar vazhdimisht përfitimet e shumta të të shkruarit me dorë: Mund te ndihmojë të bëjme ndryshime pozitive duke na inkurajuar të identifikojme arsyet e zakoneve tona të këqija që na pengojnë të kursejme para.

Sipas kesaj metode, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm. Pyetjet janë si më poshtë:

  • – A mund të jetoj pa këtë artikull?
    – A do ta përdor në të vërtetë?
    – A kam nevojë për të?
    – Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan ngaqe isha i merzitur?)
  • – Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)
  • – Si ndihem për blerjen e ketij produkti? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)

Në fakt me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje. Kur të kuptoni se ku shpenzoni parate tuaja pa pasur nevojë reale, do të ndaloni së bleri gjera te panevojshme dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje deri ne 35% të pagës suaj.