Ekziston një shprehje e vjetër e cila thotë se “sekreti është më i fshehtë kur mbahet para syve të të gjithëve”. Kjo vlen më së miri në rastin e kësaj ndertese misterioze pa dritare që ndodhet në qendër të New York-ut. Kjo duket se është mënyra më e mirë për ‘të fshehur’ një qiellgërvishtës në mes të qytetit prej miliona banorësh.
Kjo ndërtese rreth 170 metra e lartë ndodhet në rrugen 33 Thomas Street në Manhattan të Nju Jorkut. Ajo është nga më të përfolurat në botë, ku ka ngjallur shumë teori konspirative nga më të frikshmet për ato që mund të ndodhin brenda saj.
Kulla e stilit ‘brutalist’ përflitet se është një “strofkull vampirësh” ose ndryshe një bazë sekrete e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë e cila mund të jete ndërtuar në këtë menyre për t’i rezistuar edhe shpërthimeve më të fuqishme.
Struktura besohet se ka energjinë dhe furnizimin e vet me ujë, si dhe furnizime të mjaftueshme për të mbrojtur ata që gjenden brenda për të paktën dy javë në rast sulmi apo ndonje katastrofe.
Tom Hanks aktori i njohur i Hollivudit ka folur dikur për këtë mister prej graniti ku shprehej: “Kjo është ndërtesa më e frikshme që kam parë ndonjëherë! Çfarë dreqin ndodh aty brenda??”
Prej shumë kohesh mendohej se ishte një qendër e inteligjencës NSA, bazuar dhe në publikimin e dokumenteve të Edward Snowden në rrjetin Wikileaks.
Aty thuhej se ndërtesa e quajtur ‘Titanpointe’, merrej me kontrollin e telefonatave, mesazheve si dhe të dhënave të internetit.
Agjenda e saj besohet se ishin përgjimi i komunikimeve që hynin e dilnin nga ndërtesa e OKB, e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Por sipas publikimeve NSA ka përgjuar komunikimet e rreth 40 shteteve të ndryshme të botës.
Dokumentet e publikuara nga Snowden e lidhin atë dhe me programin Blarney, program i krijuar në vitet 70-të i cili perdoret për shkatërrimin e të dhënave të komunikimeve të ndryshme.
Kjo ndërtese u krijua nga arkitektët John Carl Warnecke & Associates, ndërtesa qellimi ishte të kthehej në një qendër nevralgjike që ngjante me një fortesë të shekullit të 20-të, në të cilën majat e shigjetat të zëvendësohen nga protonet e neuronet që kontrollojnë qetësisht makinerinë e frikshme brenda saj, shkruan rrjeti Atlas Of All Places.
Disa dokumente sekrete të vitit 2012 tregojnë se në ndërtesën e sigurisë së lartë ka pajisje të kontrolluara nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë ‘NSA’ dhe bashkpunetoret e saj.
Në dokumente shkruhej: “Ne vetëm i përgjigjemi kërkesës së qeverisë për informacion sipas urdhrave të gjykatës, dhe në raste të rralla veprojmë kur jeta e një personi është në rrezik, si për shembull në situata te ndryshme si pengmarrje”.
Por veprimtaria e saj e vertetë mbetet zyrtarisht një mister duke u lejuar të vijojnë nën hundën e nju-jorkezëve, në një kohë kur aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se NSA janë më shumë spiunë ordinerë, sesa operativë anti-terrori, shkruhej në një artikull të medias TheSun.
Politikani danez Mogens Lykketoft, ish-kreu i asemblesë së OKB është shprehur në lidhje me këtë ndertesë, ai tha: “Aktivitete të tilla spiunazhi janë të papranueshme dhe shkelje e besimit në bashkëpunimin ndërkombëtar mes shteteve të botës”.