Historia se si lëshimi e 1.5 milione tullumbaceve, në një qytet te Ohaios u kthye në një kaos të vertetë.
Në vitin 1986 1.5 milionë tullumbace u lëshuan në qiell, ne Kleveland të SHBA-se. Fondet per blerejen dhe fryerjen e tyre u mblodhen në një shoqatë bamiresie në qendër të qytetit. Qëllimi ishte që me anë të këtij spektakli të përmirsohej imazhi i këtij qyteti.
Por në vend që të kujtohej si një spektakël mbresëlënës, ai do të hynte në
histori si një katrastrofe e madhe. Ngjarja u quajt Balloon Fest dhe ishte mënyra e Cleveland-it për përmiresimin e imazhit jo të mirë që kishte si qytet.
Në atë kohë, qyteti kishtë nje reputacion mjaft të keq, pasi emri i qytetit rrjedh mbiemri i një gjenerali i cili kishte qënë drejtues i qytetit në lufen e revolucionit Amerikan.
Drejtuesit e qytetit donin të provonin se Cleveland nuk ishte një qytet i keq dhe se ishte në rrugën e duhur për të u bërë një qytet i klasit botëror.
Më parë Disneyland kishte fituar Rekordin Botëror Guinness për lëshimin më të madh të njëkohshëm të tullumbaceve. Dhe për disa arsye drejtuesit e qytetit menduan se thyerja e rekordit të Disneyland-it ishte mënyra më e përsosur për të filluar pastrimin e imazhit të Cleveland-it.
Menjëherë drejtuesit e Cleveland-it zhvilluan planin e tyre ambicioz për të lëshuar rreth 1 milion e pesëqind mijë tullumbace mbi qytet. Ky organizim kërkoi gjashtë muaj planifikim, duke përfshirë ndërtimin e një rrjete në madhësinë e një blloku banimi. U deshën mijëra vullnetarë dhe orë të tëra per të mbushur tullumbacet me ajër.
Dhe më në fund më 27 shtator të vitit 1986, erdhi dita e Balloon Fest.
Ndërsa përgatitje përfundimtare ishin duke u përfunduar në qendër të Cleveland-it, një histori shumë ndryshe po ndodhte në lindje në liqenin Erie. Një natë më pare një stuhi e fortë kishte permbysur një varkë me 2 persona në të. Dy burra kishin dalë për peshkim dhe në orën 1 të natës stuhia e kishte përmbysur varkën e tyre.
Në mëngjesin e datës 27, ditën e Balloon Fest, dy burrat u raportuan të zhdukur nga familjet e tyre. Varka e tyre u gjet e braktisur në liqen.
Autoritetet dyshuan se burrat kishin rënë në det për shkak të motit të keq.
Roja bregdetare filloi menjëherë një operacion kërkimi dhe shpëtimi, ndërkohë në Sheshin Publik të Cleveland mbi 100 000 njerëz ishin mbledhur për të parë hedhjen e tullumbaceve në qiell. Organizatorët ishin të kënaqur që stuhia e mbrëmshme ishte larguar dhe koha dukej e mirë. Por me kalimin e orëve, moti mori përsëri mori një kthesë për keqe, një stuhi e madhe shiu po afrohej.
Por tullumbacet ishin mbushur tashmë dhe gati për të hedhur, riplanifikimi në këtë pikë do të ishte pothuajse i pamundur, kështu që ata i lëshuan tullumbacet në qiell përpara afatit të caktuar më parë.
Ata e larguan rrjeten dhe tullumbacet filluan të ngjiteshin në qiell, nuk kishte asnjë dyshim për këtë, nisja ishte spektakolare. Ishte një moment i jashtëzakonshëm triumfi për qytetin e Cleveland. Por për fat të keq ky moment Triumfi nuk do të zgjaste shumë. Pritshmeria ishte që tullumbacet e mbushura me helium do të endeshin përreth për një kohë përpara se përfundimisht të shfryheshin dhe të ktheheshin në Tokë një nga një. Por nuk ishte kjo ajo që ndodhi. Era filloj të fryje duke bërë që tullumbacet të shperndaheshin gjithandej me shpejtësi.
Ajri i ftohtë dhe shiu që erdhi menjëherë i shtyu tullumbace ende të fryra. Dhjetëra mijëra prej tyre u kthyen poshtë drejt tokës në grupe. Rezultati ishte
kaos masiv, një milion e gjysmë tullumbace shkaktuan shumë rremujë të madhe në Cleveland. Era e fortë i çoi me shpejtësi tullumbacet në aeroportin Burke Lakefront, dhe brenda pak minutash pistat u bllokuan. Aq shumë ishin prej tyre saqë të gjitha fluturimet duhej të pezulloheshin.
Ato gjithashtu filluan të zbresin në rrugë të ndryshme. Kjo gjë bëri që të ndodhte një numer i madh aksidentesh automobilistike. Këto rrugë duhej të
mbylleshin derisa të mbërrinte një buldozer për ti pastruar.
Kur e gjithë kjo po ndodhte rojet bregdetare ishin ende në kërkim të dy peshkatarëve të zhdukur. Për ironi, lëshimi i tullumbaceve e bëri kërkimin e 2 personave të humbur shumë të vështirë, pasi kishte shumë tullumbace që kishin rënë në liqenin Erie, ishte një numër shumë i madh i tyre.
Gjetja e personave të zhdukur u bë aq e vështire si të gjesh një gjilpërë në kashtë. A mund ta imagjinoni duke u përpjekur të gjesh dikë që noton këtu apo edhe duke parë një jelekë shpëtimi me të gjitha këto tullumbace në ujë.
Më 29 shtator, dy ditë pas lëshimit të tyre, roja bregdetare përfundoj kërkimin për dy peshkatarët e zhdukur. Pasi trupat e dy burrave u sollën në breg.
Libri të Rekordeve Botërore Guinness i dha fund kategorisë së lëshimit të tullumbaceve përgjithmonë. Duke mos i marrë parasysh më të tilla evente, në asjnë vend të botës kudo që të zhvillohen.