Nuk ka rëndësi se nga jeni, ku jetoni apo sa te pasur. Një gjë që të gjithë e kemi të përbashkët janë ëndrrat. Të gjithë kemi plane dhe synime për një të ardhme më të mirë. Problemi është se ka shumë pengesa dhe te papritura që na dalin gjatë rrugës dhe planet nuk shkojnë gjithmonë ashtu sic i kishim menduar.
Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbani mend, ju keni brenda vetes forcën, durimin dhe pasionin për të arritur tek yjet dhe për të ndryshuar botën”. Dita Botërore e Ëndrrave është krijuar me qëllim që të inkurajojë njerëzit për t’i kthyer ato në realitet.
Por ku jemi në gjumë shumë shpesh shohim ëndrra të mira ose të këqija, por vetëm një pjese e vogel e njerëzve që shohin ëndrra thuhet se dalin të vërteta.
Ja disa fakte interesante rreth ëndrrave:
- Njeriu mund te shikoje 4 deri 7 ëndrra brenda natës.
- Njeriu harron 90% të ëndrrave që shikon. Brenda 5 minutave nga momenti që zgjohet, njeriu harron gjysmën e ëndrrave.
- Çdokush ëndërron. Çdo njeri shikon ëndrra (përveç rasteve të njerëzve me çrregullime të psikologjike ekstreme). Nëse mendoni se nuk shikoni ëndrra, thjesht i harroni.
- Njerëzit e verbër gjithashtu ëndërrojnë. Njerëzit që janë verbuar pas lindjes mund të shohin imazhe në ëndrrat e tyre, kurse ata që kanë lindur të verbër nuk shohin imazhe, por ëndrrat e tyre janë po aq të gjalla dhe përfshijnë shqisat e tjera të tyre si: dëgjimin, nuhatjen, prekjen apo dhe emocionet.
- Jo çdokush ëndërron me ngjyra. Rreth 12% e njerëve ëndërrojnë bardh e zi.
- Në ëndrra shikoni vetëm fytyra që i njihni. Ndodh që të shikoni në ëndërr dikë të panjohur, por në fakt nuk është kështu. Ju e keni parë diku, thjesht nuk ju kujtohet se ku. Në jetë ju shikoni fytyra pafund dhe nuk është e mundur t`i mdani mend të gjitha. Por një gjë është e sigurt, në ëndërr shikoni fytyra që në realitet i keni parë diku.
- Edhe kafshët ëndërrojnë. Mund t`ju duket e çuditshme, por edhe kafshët ashtu si njerëzit shikojnë ëndrra.
- Nëse dikush është duke gërhitur, nuk mund të jetë duke ëndërruar. Shumë mbrojnë idenë se ndërkohë që jeni duke gërhitur nuk mund të jeni duke ëndërruar, por kjo tezë ende nuk është vërtetuar shkencërisht.
- Ekzistojnë ëndrrat e inkorporuara. Ëndrrat e inkorporuara ndodhin atëherë kur truri interpreton një stimul të jashtëm dhe e bën pjesë të ëndrrës. Për shembull: Ndërkohë që dikush që ndodhet në dhomë me ju është duke luajtur një instrument dhe ju jeni në gjumë, ju mund të ëndërroni sikur jeni në një koncert dhe dëgjoni të njëjtin tingull edhe në ëndërr.
- Ndjesitë negative në ëndërra janë më të shpeshta se ato pozitive. Ankthi është emocioni më i shpeshtë që përjetohet gjatë ëndrrave.