Historia e kesaj vajze te re do te ishte nje rast unik ne bote, qe do te mbetet ne histori si nje nga rastet e rralla ose te vetme, qe nje njeri bie nga nje lartesi aq e madhe nga qielli, dhe arrin te shpetoje.
Vajza e zoologëve gjermanë Maria dhe Hans-Wilhelm Koepcke, Pas mbarimit të shkollës së mesme në Lima, Peru, 17-vjeçarja Juliane Koepcke hipi në avion dhe u nis ne fluturim me nënën e saj për në stacionin e largët biologjik Panguana, të themeluar nga prindërit e saj. Por gjate rruges ndodh e papritura. Rrufeja goditi avionin në ajër, duke e copëtuar atë plotesisht. Koepcke i mbijetoi një rënie prej pothuajse prej rreth 3000 meter ose 3 kilometer lartesi, pasi ishte e lidhur me ndenjësen e saj. Pas përplasjes, ajo kaloi 11 ditë vetëm në pyllin tropikal te Peruse.
Ajo filloj te ecte nëpër xhunglën e lagur me një klavikul të thyer dhe një krah të plagosur. Ajo u pickua shume here nga inseketet si dhe mori nje infeksion ne trup nga krimbat. Pas disa ditësh kërkimi për ndihmë, ajo më në fund mberriti në nje kamp druresh. Sapo e pane punëtorët i dhanë ndihmën e parë mjeksore. Pastaj e transportuan në një fshat te afert, ku u be e mundur qe ajo te dergohej me avion në spital. Pasi u shërua, Koepcke – e vetmja e mbijetuar e aksidentit te tmershem ku humbi dhe nenen e saj- ndihmoi grupet e kërkimit të gjenin vendin e përplasjes dhe të merrnin trupat e viktimave, duke përfshirë trupin e nënës së saj.
Werner Herzog tregon historinë e saj në dokumentarin e vitit 1998 te titulluar Krahët e Shpresës. Në mënyrë të pabesueshme, Herzog i kishte shpëtuar atij aksidenti. Ai kishte planifikuar të merrte te njejtin fluturimin, por ndryshoi planet e tij në minutën e fundit. Në vitin 2011, Koepcke botoi kujtimet e saj të përvojës së saj, te titulluar “Kur rashë nga qielli”.