Misteri i anijes se braktisur: Mary Celeste

Çfarë ndodhi në të vërtetë në bordin e Mary Celeste? Më shumë se një shekull pasi ekuipazhi i saj u zhduk, ajo cfare ndodhi ne ate anije mbetet ende nje mister.

Brigada britanike Dei Gratia ishte rreth 400 milje në lindje të Azores më 5 dhjetor te vitit 1872, kur anëtarët e ekuipazhit vunë re një anije duke lundruar në ujerat e trazuara. Kapiteni David Morehouse u befasua kur zbuloi se anija e braktisur ishte Mary Celeste, e cila ishte larguar nga Nju Jorku tetë ditë para tij, dhe duhet të kishte mbërritur tashmë në Genova te Italise. Ai ndryshoi kursin për te per te pare se cfare ka ndodhur me te.

Kaptieni Morehouse dërgoi një pjese te ekuipazhit në anije. Poshtë kuvertës, hartat e anijes ishin hedhur, dhe sendet e ekuipazhit te anijes se braktisur ishin ende në vendet e tyre. Varka e vetme e shpëtimit të anijes mungonte dhe një nga dy pompat e saj ishte çmontuar. Rreth 1 meter ujë po derdhej në fund të anijes, megjithëse ngarkesa prej 1701 fuçish alkool industrial, ishte kryesisht e paprekur. Kishte një furnizim per gjashtë muaj me ushqim dhe ujë – por asnje njeri ne bord për ta konsumuar atë.

Kështu lindi një nga misteret më të medha në historinë detare. Çfarë ndodhi me dhjetë personat që ishin duke lundruar në bordin e Mary Celeste? Përgjatë dekadave, mungesa e fakteve të forta ka nxitur vetëm spekulime se çfarë mund të ketë ndodhur. Teoritë kanë variuar nga rebelimi te piratët, përbindëshat e detit e deri te ujerat vrasës. Historia e shkurtër e Arthur Conan Doyle e vitit 1884 e bazuar në kete ngjarje, parashtronte një kapje nga një ish-skllav hakmarrës. Një film i vitit 1935 shfaqte Bela Lugosin si një marinar vrasës. Një hetim i ri, duke u mbështetur në teknologjinë moderne detare dhe dokumentet e sapo zbuluara, ka bashkuar skenarin më të mundshëm per te zbuluar se cfare mund te kete ndodhur me kete anije.

“Më pëlqen ideja e mistereve, por duhet te rishikohen gjithmonë këto gjëra duke përdorur njohuritë që kanë dalë që atëherë,” thotë Anne MacGregor, gazetarja që nisi hetimin shkroi, drejtoi dhe prodhoi filmin me titull “Historia e vërtetë e “Mary Celeste”.

Anija filloi udhëtimin e saj te fundit më 7 nëntor te vitit 1872, duke lundruar me shtatë anëtarë të ekuipazhit dhe kapiten Benjamin Spuner Briggs, gruan e tij, Sarah, dhe vajzën 2-vjeçare të çiftit, Sofia. Brigantina 282 ton luftoi me mot të keq për dy javë për të arritur në Azore, ku hyrja e fundit e anijes u regjistrua në orën 5 të mëngjesit të dates 25 nëntor.

Pasi panë Mary Celeste dhjetë ditë më vonë, anëtarët e ekuipazhit të Dei Gratia lundruan me anijen rreth 800 milje drejt Gjibraltarit, ku një gjykatë britanike e mblodhi një seancë për shpëtimin, e cila zakonisht kufizohej në përcaktimin nëse shpëtuesit në këtë rast, anëtarët e ekuipazhit te Dei Gratias kishin të drejtën e pagesës nga siguruesit e anijes. Por prokurori i përgjithshëm përgjegjës për hetimin, Frederick Solly-Flood, dyshoi për keqbërje dhe hetoi në përputhje me rrethanat. Pas më shumë se tre muajsh, gjykata nuk gjeti asnjë provë për ndonje sabotim te anijes nga ekuipazhi i Dei Gratias. Përfundimisht, shpëtuesit morën një pagesë, por vetëm një të gjashtën e 46,000 dollarëve për të cilat anija dhe ngarkesa e saj ishin te siguruar, duke sugjeruar që autoritetet nuk ishin plotësisht të bindura për pafajësinë e ekuipazhit të Dei Gratias.

Historia e Mary Celeste mund të kishte mbetur e harruar nëse Conan Doyle nuk do të kishte botuar rrëfimin i tij qe u botua në revistën Cornhill. Kjo histori misterioze ndezi nje numer te madh teorish konspirative për fatin e anijes. Edhe Prokurori i Përgjithshëm Solly-Flood e rishikoi rastin, duke lexuar përmbledhjen e intervistave dhe shënimeve të tij. Por misteri mbeti i pazgjidhur. Por MacGregor filloj te hulumtonte per historine në vitin 2002. “Ka kaq shumë marrëzi të shkruara për këtë legjendë,” tha ajo.

“U ndjeva e detyruar të zbuloja të vërtetën”.

Katër dokumentarët e mëparshëm investigativë të MacGregor, duke përfshirë Fatkeqësinë e Hindenburgut: Shkaku i mundshëm i vitit (2001), u aplikuan teknika moderne mjeko-ligjore për çështjet historike. “Ka kufizime të dukshme për rastet historike,” thotë ajo. “Por duke përdorur teknologjinë më të fundit, mund të arrijme në një përfundim tjetër.

Për filmin e saj Mary Celeste, MacGregor filloi duke pyetur se çfarë nuk ndodhi. Spekulimet në lidhje me përbindëshat e detit ishin të lehta për t’u hedhur poshtë. Gjendja e anijes – e paprekur dhe me ngarkesë të plotë – dukej se përjashtonte piratët. Një teori e përhapur në shekullin e 19-të thoshte se anëtarët e ekuipazhit pin alkool në bord dhe u rebeluan; pasi intervistoi pasardhësit e ekuipazhit, MacGregor e konsideroi atë skenar të pamundur. Një teori tjetër supozoi se avujt e alkoolit zgjeroheshin në nxehtësinë e Azoreve dhe shpërthyen kapakun kryesor, duke i shtyrë ata që ndodheshin në bord të frikësoheshin nga një shpërthim i mundshem. Por MacGregor vëren se kapaku kryesor i fuqive te alkolit ishte i mbyllur.
Vërtetë, thotë ajo, 9 nga 1701 fuçitë ishin bosh, por nëntë fuqite qe ishin bosh ishte regjistruar si prej lisi të kuq, jo lisi i bardhë si të tjerat. Lisi i kuq dihet se është një dru më poroz dhe për këtë arsye ka shumë gjasa të kete rrjedhur alkolin.

Sa për atë marinar vrasës të luajtur nga Lugosi të Misteri i Mary Celeste, ai mund të jetë tërhequr nga dy anëtarë të ekuipazhit gjerman, vëllezërit Volkert dhe Boye Lorenzen, të cilët ranë nën dyshime sepse asnjë nga pasuritë e tyre personale nuk u gjet në anijen e braktisur. Por një pasardhës i Lorenzen i tha MacGregor-it se çifti kishin humbur pajisjet e tyre në një anjie qe ishte mbytur më parë në vitin 1872. “Ata nuk kishin asnjë motiv, per ta bere kete gje” thotë MacGregor.

Braktisja e një anijeje në det të hapur është gjëja e fundit që një kapiten do të urdhëronte te bente. Por a është kjo ajo që ka urdhëruar kapiteni Briggs? Nëse po, pse?

Anija e tij ishte ne rregull. “Nuk ishte përmbytur apo dëmtuar tmerrësisht,” thotë Fil Richardson, një oqeanograf në Institutin Oqeanografik Woods Hole në Massachusetts dhe një ekspert në anijet e braktisura, të cilin MacGregor e përfshiu në hetimin e saj. Ekuipazhi i zbulimit e solli ne port atë, kështu që ishte në gjendje vërtet të mirë.

Jeta e Briggs para Mary Celeste nuk ofronte asnjë të dhënë, thotë MacGregor, e cila vizitoi qytetin e lindjes së kapitenit, Marion, dhe intervistoi pasardhësit e Arthur Briggs, djali 7-vjeçar që Briggs kishte lënë pas, në mënyrë që të mund të ndiqte shkollën. MacGregor mësoi se kapiteni ishte me përvojë dhe i respektuar. “Asnjëherë nuk kishte dyshime se ai do të bënte diçka të paarsyeshme”, thotë ajo.

Atëherë, a kishte Briggs një arsye për të braktisur anijen? MacGregor mendon se nëse ajo mund të përcaktonte vendin e saktë nga i cili Briggs, familja dhe ekuipazhi i tij braktisën anijen, mund të ishte në gjendje të hedhë dritë mbi arsyen. Ajo e dinte nga transkriptimet e regjistrit të Mary Celeste – ku shënimet ishin bërë përpara se të transkriptoheshin në regjistër se anija ishte gjashtë milje brenda pamjes së ishullit Azores të Santa Maria më 25 nëntor. Ajo e dinte nga dëshmia e ekuipazhit të Dei Gratia se dhjetë ditë më vonë, anija ishte rreth 400 milje në lindje të ishullit. MacGregor i kërkoi Richardson-it “të punonte dhe të krijonte një rrugë midis këtyre dy pikave.

Richardson tha se atij do t’i duheshin temperaturat e ujit, shpejtësia dhe drejtimi i erës në atë kohë, të dhëna që MacGregor i gjeti në Grupin Ndërkombëtar të të Dhënave Gjithëpërfshirëse të Oqeanit-Atmosferës, një bazë të dhënash që ruan informacionin global detar nga viti 1784 deri në vitin 2007, dhe përdoren për të studiuar ndryshimet e klimës. Ajo, burri dhe Richardson morën të dhënat për të përcaktuar nëse Mary Celeste mund të kishte lëvizur nga vendndodhja e saj e regjistruar më 25 nëntor në vendin ku ekuipazhi i Dei Gratia raportoi se e kishte gjetur atë më 5 dhjetor. Përfundimi i tyre: anija ka leviur vete pa ekuipazh thotë Richardson.

Në atë pikë, MacGregor mori parasysh faktin se një kapiten ka shumë të ngjarë të urdhërojë një anije të braktiset brenda shikimit të tokës. Meqenëse Santa Maria ishte toka e fundit për qindra milje, dukej e sigurt të supozohej se Mary Celeste ishte braktisur mëngjesin e 25 nëntorit, pasi ishte shkruar hyrja e fundit e regjistrit.

Por pse?

Në këtë pikë, thotë MacGregor, shënimet e Prokurorit të Përgjithshëm Solly-Flood janë vendimtare. Ai shkroi se nuk pa asgjë të pazakontë në udhëtim deri në pesë ditët e fundit, prandaj ai transkriptoi regjistrin e anijes duke filluar pesë ditë nga fundi. Regjistri i anijes besohet se ka humbur në vitin 1885, kështu që ato transkriptime siguruan mjetin e vetëm për MacGregor dhe Richardson që të kompletonin kursin dhe pozicionet e regjistruara për anijen. Të dy më pas i rishikuan pozicionet e të dhënave dhe informacioneve të tjera mbi kushtet e detit në atë kohë. Përfundimi i tyre: Briggs ishte në fakt 120 milje në perëndim të vendit ku ai mendonte se ishte, ndoshta për shkak të një kronometri të pasaktë. Sipas llogaritjeve të kapitenit, ajo duhej ta kishte parë tokën tre ditë më herët se ai.

Shënimet e Solly-Flood dhanë një informacion tjetër që MacGregor dhe Richardson e konsiderojnë të rëndësishëm: një ditë para se të arrinte në Azores, Briggs ndryshoi kursin dhe u nis në veri të ishullit Santa Maria, ndoshta duke kërkuar strehë.

Natën para hyrjes së fundit në regjistrin e anijes, Mary Celeste përsëri u përball me det të trazuar dhe erëra te forta. Prapëseprapë, arsyet e MacGregor, deti i trazuar dhe një kronometër i gabuar, nuk do ta shtynin një kapiten me përvojë të braktiste anijen. A Kishte diçka tjetër?

MacGregor mësoi se në udhëtimin e tij të mëparshëm, Mary Celeste kishte bartur qymyr dhe se anija ishte riparuar së fundmi. Pluhuri i qymyrit dhe mbeturinat e ndërtimit mund të kenë ndotur pompat e anijes, gjë që do të shpjegonte pompën e çmontuar të gjetur. Me pompën jofunksionale, Briggs nuk do ta dinte se sa ujë kishte në bykun e anijes së tij, e cila ishte shumë e mbushur plot për ta matur vizualisht.

Në atë pikë, thotë MacGregor, Briggs – pasi kishte kaluar një mot të ashpër, duke parë përfundimisht dhe me vonesë tokën dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të përcaktuar nëse anija e tij do të fundosej – mund të ketë lëshuar një urdhër për të braktisur anijen.

Por, ashtu si Prokurori i Përgjithshëm Solly-Flood, MacGregor nuk mund ta lërë të qetë historinë e Mary Celeste; ajo po vazhdon hetimin e saj për një libër. “Hulumtimi vazhdon,” thotë ajo. “Sepse unë jam prekur nga historia, siç shpresoj se do të jenë njerëzit e tjerë”.