Hapja e gojës pse është ngjitëse?

A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është kaq ngjitëse? Pse mjafton të shohësh dikë që është duke e bërë këtë gjest për të na bërë te hapim gojën edhe ne?

Dr.Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës thotë se shkencëtarët e përkufizojnë hapjen e gojës si një aktivitet që ndodh si një hapje të gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerim maksimal i nofullës, e pasuar nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje me e ngadaltë.

Megjithatë, nuk është akoma plotësisht e qartë se pse në të vërtetë hapet goja… Disa studiues thone se kjo ndodh kur trurit i mbaron oksigjeni, por kjo teori u hodh poshtë rreth 3 dekada më parë kur u bene eksperimente që nuk treguan një lidhje midis mungesës së oksigjenit dhe vullnetit për hapje të gojës.

“Sot, teoria më e pranuar është se goja hapet për ta nxitur zgjimin e njeriut”, shprehet doktor Saghir.

Kur lodhemi, apo kur shikojmë apo dëgjojmë ndonjë përmbajtje jo interesante, ose po behet bisede jo interes si per shemubll një ligjëratë e mërzitshme, trupi zgjohet përmes hapjes së gojës.

Studimet kanë treguar se rrahjet e zemrës rriten pas hapjes së gojës dhe arrijnë kulmin 10 deri në 15 sekonda pasi është hapur goja, dhe zgjohemi menjëherë. Sipas studiuesve, empatia është arsyeja më e mundshme që na hapet goja kur i shohim të tjerët duke e bërë këtë veprim. “Ndërsa njerëzit rriten, ne përmirësojmë zhvillimin tonë psikosocial dhe neurologjik, duke i marrë individët e tjerë që u hapet goja si një sinjal se edhe ne duhet ta hapim gojën”, tha Dr. Saghir.

Por hapja e gojës nuk është veprimi i vetëm qe bejne njerezit si sjellje te njejte. Gjate dites njerezit vazhdimisht dhe shpesh here ne menyre te pa vetdijshme imitojnë fjalë të tjera ose veprime për t’u përshtatur me ambjentin dhe njerezit.

Truri ynë ka aftesi qe i ben te mundur për t’i kopjuar njerëzit përreth nesh.

Për më shumë, hapja e gojës është edhe një dëshmi se jeni person empatik dhe mund të paraqesë një dëshirë të thellë njerëzore për të forcuar lidhjet me njerëzit afër jush.