Zbulimi shokues: Shenja jetë në një planet të largët

Teleskopi hapësinor ‘James Webb’ i NASA-s besohet të ketë zbuluar prova se ka jete në një planet të largët. Ai besohet të ketë zbuluar një molekulë të quajtur sulfid dimetil që në planetin tonë Tokë kjo prodhohet vetëm nga jeta.

Shkencetaret shprehen se zbulimi në planetin qe ndodhet 120 vite dritë larg tokes, është akoma jo shumë i perpiktë dhe nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar praninë e jetës në këtë planet.

Në këtë planet është zbuluar gjithashtu metan dhe dioksid karboni që ndodhen në atmosferën e planetit. Zbulimi i këtyre gazeve mund të nënkuptojë se planeti, i quajtur K2-18b, ka oqean me ujë, pasi prezenca e tyre në atmosferë tregon pranine e ujit në sipërfaqe.

Profesori i Universitetit të Kembrixhit, qe udhëhoqi hulumtimin, tha se ekipi i tij ishin te mahnitur kur panë rezultatet.

“Në Tokë, sulfidi dimetil prodhohet vetëm nga jeta. Pjesa më e madhe e tij në atmosferën e Tokës emetohet nga fitoplanktoni në mjediset detare,” u shpreh profesori.

Ai e përshkroi zbulimin e kesaj molekule si një hap i madh i ketij zbulimi, por tha se do të nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar praninë e jetes. Rezultatet e sakta pritet te dalin brenda një viti.

“Nëse konfirmohet, ky do të ishte një zbulim gjigant dhe ndjej përgjegjësi për të bërë gjërat siç duhet nëse ne po bëjmë një pretendim kaq të madh”.

Është hera e parë që astronomët kanë zbuluar mundësinë e kesaj molekule në një planet që rrotullohet rreth një ylli të largët. Por ata po i trajtojnë rezultatet me kujdes, duke vënë në dukje se një pretendim i bërë në vitin 2020 për praninë e një molekule tjetër, të quajtur fosfinë, që mund të prodhohet nga organizmat e gjalla në retë e Venusit, u rrëzua një vit më vonë.

Megjithatë, dr. Robert Massey, i cili është i pavarur nga kërkimi dhe zëvendësdrejtor i Shoqërisë Astronomike Mbretërore në Londër, tha se ishte mjaft i emocionuar per rezultatet.

“Ne po shkojmë ngadalë drejt pikës ku do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi pyetjes së madhe nëse jemi vetëm në Univers apo jo,” tha profesori.

Aftësia e një planeti për të pasur jetë varet nga temperatura e tij, prania e karbonit dhe ndoshta uji në gjendje të lëngshme. Vëzhgimet e teleskopit tregojne se planeti K2-18b i ka të gjitha këta elemente. Por vetëm se një planet ka potencialin për të pasur jetë, nuk do të thotë se ka jetë, prandaj prania e mundshme e kesaj molekule është kaq interesante.