Dasma më e shkurtër qe keni pare, Ndahen pas vetem 3 minutash martese

Kjo është dasma më e shkurtër që mund të keni dëgjuar ndonjëhere, pasi zgjati vetëm tre minuta.

Historia i ka ndodhur nje çiftit nga Kuvajti.

Përçarja ndodhi kur çifti doli nga gjykata pas ceremonisë së martesës së tyr. Pasi kanë dalur nga ceremonia martesore ku kishin vënë kurorë nusja është rrëzuar ku ka rënë në tokë. Kjo gjë ka bërë që dhëndri ka nisur ta përqeshë dhe tallë nusen e tij duke e i vendosur nofka dhe duke quajtur idiote.

Komentet e dhëndrit vazhduan me ironi duke e nervozuar nusen dhe duke e bërë të ndihet keq. Por nuk ka vonuar reagimi i nuses pasi kërkoi gjykatësit t’i anulonte martesën menjëherë. Pasi pa situaten e ndodhur gjykatësi ra dakord dhe vendosi që ta anulonte martesën vtëm 3 minuta pas përfundimit të betimeve nga cifti.

Para se çifti të dilte nga gjykata, ata u divorcuan në nje kohë rekord. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Por kjo mendohet të jetë martesa më e shkurtër në historinë e Kuvajtit ndoshta edhe ne botë. Historia është bërë virale ne internet, ku pjesa më e madhe e njerëzve po i japin të drejtë nuses, duke thënë se ajo bëri gjënë e duhur, pasi dhëndrri nuk duhet të tallej me bashkëshorten e tij.

“Një martesë pa respekt, dhe dashuri reciproke është një dështim që në fillim, dhe nuk duhet të kishte ndodhur fare” shkroi në një koment një përdorues i X. Një komentues tjetër shtoi: ” Nëse ai vepron kështu në fillim, është më mirë që të ndahen që në fillim se sa të bëjë një gjest të tillë gjatë gjithë jetës.”