Egjipti po gërmon nëpër shkretëtirë për të krijuar lumin artificial më të madh te ndertuar ndonjehere. Kjo veper po realizohet në veriperëndim të vendit, pranë termocentralit bërthamor Dabaa, si pjesë e projektit të tij ‘New Delta’.
Profesori i Burimeve Ujore dhe Ujitjes, Abbas Sharaky, tha për se aktiviteti bujqësor në Egjipt në vitet e fundit tani shtrihet për të zbatuar disa projekte të mëdha kombëtare, duke përfshirë një projekt për të mbjellur 1.5 milion hektarë në ujëra nëntokësore të pa rinovueshme në 80 përqind – shumica e të cilave është në shkretëtirën perëndimore.
Ai shtoi se projekti i dytë është Delta e Re, në perëndim të Aleksandrisë, për të mbjellur 2.2 milionë hektarë, në varësi të ujërave sipërfaqësore nga dega Rashid e lumit Nil, dhe ujërave të kullimit bujqësor pasi të trajtohen përmes lumit artificial, i cili do të dergoje ujin nga impianti al-Hammam, i cili është impianti më i madh i trajtimit në botë dhe pjesë e ujërave nëntokësore.
Sharaky u shpreh: “Projekti i lumit artificial është një nga projektet më të rëndësishme të viteve të fundit për nga rëndësia inxhinierike dhe ekonomike. Është një vepër gjigante inxhinierike e përbërë nga tre kanale që janë ndërtuar në kushte të ndryshme nga pjesa tjetër e kanaleve të ujitjes në Egjipt, pasi transporton ujin në zonat e shkretëtirës që janë më shumë se 100 metra mbi nivelin e lumit Nil.
“Kanali i parë është 42 kilometer i gjatë, duke përfshirë 26 kilometer tuba, dhe 16 kilometer kanale të hapura për të transportuar rreth 10 milionë meter kub uje nga dega Rashid shpjegoi ai. Kjo përfaqëson fazen e pare te projektit madhështor në Deltën e Re, me një total prej rreth 3.5 miliardë metër kub uje në vit për të ujitur rreth 600 mijë hektarë toke. Përveç puseve të ujërave nëntokësore për të ujitur rreth 450 mijë hektarë, me një total prej me shume se 1 milionë hektarësh.
Kanali i dytë shtrihet rreth 170 kilometer nga stacioni i Hamamit për të transferuar shtatë milionë meter kub uje ne ditë, me një total prej rreth 2.5 miliardë meter kub, në jug të Dabaa-s, qe do te ujise rreth 800,000 hektarë toke, nga të cilët 22 kilometer janë tuba me gjatësi prej 220 kilometersh si dhe 148 kilometer kanal të hapur, me 13 stacione pompimi uji.
Kanali i tretë në kuadër të projektit Xhenet Masr, qe do te thote (Parajsa e Egjiptit), i cili do te kete dy linja tubash me një gjatësi prej 12 kilometersh, për të ujitur rreth 64,000 hektarë, nga impiantet jugore dhe perëndimore të trajtimit të ujërave të zeza dhe ujërave të kripura nëntokësore përmes 132 puseve nëntokësore dhe tre stacioneve të pompimit të ujit.
Ai vuri në dukje se kostoja e projektit “New Delta” arrin në vleren e 5.2 miliardë dollareve amerikan dhe kontribuon në kapërcimin e hendekut ushqimor në bashkëpunim me projekte të tjera bujqësore.
Sharaky tha se sfida më e madhe tani është sigurimi i ujit të nevojshëm pasi Nili mund të mos durojë pompimin e sasisë së kërkuar të ujit duke qenë se pjesa fikse vjetore është e kufizuar në 55.5 miliardë meter kub dhe ujërat nëntokësore kanë kripësi të lartë.
Për të maksimizuar përfitimin nga lumi artificial, “ne duhet të fokusohemi në rritjen e kulturave që lulëzojnë në tokat e shkretëtirës egjiptiane me një kthim të lartë për përdorim të brendshëm ose për eksport për të paguar një pjesë të kostos së projektit,” u shpreh profesori.