Qyteti ku femijeve u ndalohet celulari

Perdorimi i celulareve nga ana e femijeve te mitur eshte kthyer ne nje problem serioz ne ditet e sotme. Pasojat qe vijne nga perdorimi i tij jane te shumta si demtimi i shikimit, shkeputja nga realiteti e deri tek demtimet psikologjike.

Por nje qytet ne Europe ka vendosur qe te marre masa per te parandaluar kete fenomen te demshem per femijet.

Qyteti bregdetar irlandez Greystones eshte bere qyteti i pare në botë që ju ndalon fëmijëve mbajtjen e nje aparati celualr deri në shkollën e mesme. Projekti pilot filloj me nismen e prindërve të cilët vendosën që fëmijët e tyre të mos kalonin vitet më te mira te femijerise se tyre para celualareve.

Ky hap u mireprit nga shume njerez, ku banoreve te qytetit u kërkohet qe të mos blejne celularë për fëmijët e tyre derisa ata të shkojne në shkollë te mesme.

Ky projekt ka gjetur mjaft perkrahje nga shume njerez ne mbare Britanine.
Vitin e shkuar, agjencia arsimore, shkencore dhe kulturore e Kombeve të Bashkuara u kërkoi shkollave në mbarë botën të ndalonin telefonat celularë ne shkolla.

Nje gazetar i the Sun vizitoi qytetin Greystones per ti marre ne intervise ne lidhje me ecurine e ketij projekti. Banoret ishin mirënjohës për mundësinë për të çliruar të rinjtë nga presioni i lidhjes së përhershme me mediat sociale.

Nje banore prej 25 vitesh në Greystones, u shpreh:

Mendoj se shumica e njerëzve ndiheshin nën presion për t’i blerë fëmijës së tyre një celular sepse bashkëmoshatarët e tyre e kanë një të tillë. Megjithatë, sa më shumë fëmijë nuk kanë celular, aq më e lehtë është situata për prindërit theksoi ajo.

Më shumë se 70% e prindërve në klasën e vajzës së saj ranë dakord të mos blinin celulare për fëmijët e tyre. Perdorimi i rrjeteve sociale eshte nje nga shkaqet kryesore pse shume te rinj vuajne sot nga semundje mendore.

Një raport i Sistemit Kombëtar të Shëndetit Britanik ne nëntor te vitit te kaluar zbuloi se 25% e të rinjve të moshës 17 deri në 19 vjeç në Britani janë në rrezik të zhvillimit të një problemi të shëndetit mendor.

Dy vajza së fundmi u vetëvranë për shkak të bullizmit në zonë, tha nje banor per gazetën the Sun. Ai pershendeti masat e autoriteteve komunale dhe shkollore. Disa qytete të tjera në Irlandë po mendojnë zbatimin e një politike të ngjashme, siç shkruan gazeta britanike “The Sun”, duke parë rezultatet pozitive të idesë që prindërit patën në qytetin Greystones.