Çdo vend apo kulture ka metodat dhe sekretet e veta të bukurisë. Por trajtimet indoneziane kanë rrënjë dhe procedura të lashta që janë përdorur për shekuj, dhe qe jane nder metodat me efektive te mundshme. Kete e tregojne me se miri fytyrat e grave atje, qe duken shume vite me te reja se sa jane ne te vertete.
Nje grua në moshën 50-vjeçare mund të duket sikur eshte 30-vjeçare.
Ja disa metoda qe perdorin ato per te ndaluar plakjen e shpejte
Përdorimi i miellit të orizit
Përveç përdorimit të miellit të orizit me ujë si maske fytyre, gratë indoneziane bëjnë pastrime të veçanta për trupin e tyre. Një pastë e tille bëhet me oriz të bluar, xhenxhefil, arra, rrënjë shafrani Indian, kanellë dhe pluhur druri sandali. Të gjithë përbërësit grihen së bashku. Ky perberes natyral zbut dhe pastron lëkurën, por duhet te perdoret vetëm në trupin tuaj.
Parandalimi i strijave
Grate nga Bali kujdesen dhe përkëdhelin trupin e tyre nga koka te këmbët. Është shumë më e lehtë të parandalosh strijat sesa të luftosh me to më vonë. Një nga menyrat më të njohura është aplikimi i maskës së barkut Balineze. Ajo perbehet nga orizi i bluar dhe ‘kencur’, një rrënjë e ngjashme me xhenxhefilin. Këta përbërës permirsojne elasticitetin e lëkurës.
Shumë shpesh grate pasi lindin, kryejne një masazh të trupit me një mbështjellës bimor i cili vendoset në stomak.
Përdorimi i farave të papajës për lëkurë.
Gratë indoneziane përdorin papaja të grirë me ose pa qumësht dhe e aplikojnë atë drejtpërdrejt në fytyrë për të bërë lëkurën të shkëlqejë. Gjithashtu ajo perdoret për të hequr ngjyrën e errët të flokëve dhe për të parandaluar dëmtimin e tyre, ato i bluajnë farat e papajas dhe bëjnë një përzierje me ujë. Më pas e aplikojnë këtë në flokët e tyre, e lene per 1 orë dhe e shpëlajnë me uje te bollshem.
Përdorimi i qumështit të dhisë për banjë
Kjo është një banjë e lashtë bukurie e përdorur nga princeshat e Java. Kjo metode ndihmon në ruajtjen e lëkurës së re dhe të butë. Gratë shtojnë qumësht dhie në vaskën e tyre dhe kryejnë banjë në të për 30 minuta, pastaj e shperlahen me uje te bollshem.
Bërja e krem-banjove
Në Indonezi, një krem-banjo është trajtimi i preferuar i flokëve. Nuk është larje me krem, por një procedurë e gjatë. Fillimisht, aplikohet një maskë flokësh me avokado, më pas zihen flokët me avull. Pastaj bëjnë një masazh të lehtë në lëkurën e kokës, qafën dhe shpatullat e tyre. Procedura përfundon me larje dhe tharje flokësh. Një banjë kremi nuk është thjesht një trajtim relaksues, por ndihmon flokët të jenë të fortë dhe të shëndetshëm, si dhe i mbron ato nga efektet e demshme të kimikateve.
Masazh 2 herë në javë.
Masazhi për indonezianët është nje nder gjerat kryesore për shëndetin dhe rininë e tyre. Themeluesja e markës së modës Nonita Respati thotë se masazhin e ka pjesë të regjimit të saj të bukurisë. Përveç manikyrëve dhe pedikyrëve, ajo ben maska cdo jave për fytyrën, trajtime flokësh dhe masazh dy herë në javë.
Rrezatim i lumturisë
Një nga blogeret më të njohura në Indonezi, e cila duket si 35 vjeçe kur ne te vertete është plot 53 vjeçare, zbuloi sekretin e saj të rinisë. Sa më shumë kalojne vitet, aq më e lumtur është. Lumturia ndihmon për të ruajtur bukurinë e brendshme dhe të jashtme. Buzëqeshni më shumë dhe dashuroni veten, u shpreh ajo.