Një ekip analistësh, të cilët mblodhën dhe vlerësuan të dhënat e lindjeve të Zyrës Kombëtare të Statistikave të Mbretërisë së Bashkuar për lindjet e regjistruara mes viteve 2001 dhe 2021 në Angli dhe Uells kane dale ne përfundime shume interesante, duke zbuluar ditëlindjet më të zakonshme, por edhe më të rralla.
Muaji me më shumë ditëlindje është shtatori. Dita kur ka më shumë lindje është 27 shtatori, duke regjistruar mesatarisht 1993 lindje në vit.E ndjekur nga datat 24 dhe 25 shtator, me perkatësisht 1987 dhe 1980 lindje çdo vit. Ndersa data e tjetra me më shumë lindje janë datat 1 tetor dhe 23 shtator, me 1,979 lindje në vit të dyja.
Analistët besojnë se një arsye që mund të shpjegojë pse ka kaq shumë lindje në shtator është dëshira e çifteve që fëmijët e tyre të jenë më të mëdhenjtë në klasë gjatë viteve të shkollës. Të tjerë ende argumentojnë se këto rezultate janë për shkak të faktit te neteve me te gjata të dimrit ku ciftet rrinë më shumë sëbashku.
Një datë që rregjistron më pak lindje është 26 dhjetori, pra dita pas Krishtlindjeve, e cila regjistron 1345 lindje çdo vit. Edhe në ditët e festave të mëdha dimërore, pra Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, lindjet janë më të uleta, përkatësisht 1116 dhe 1563 foshnje në ditë.
Datat 27 dhe 28 dhjetor janë ditë te ditëlindjeve më pak të zakonshme, duke regjistruar përkatësisht 1650 dhe 1722 lindje në vit. Analistët besojnë se kjo është për shkak se operacionet nuk caktohen në ato ditë pasi mjekët janë pushim. Në këto ditë kryhen vetëm lindje normale dhe urgjente. Lindjet e planifikuara zakonisht zhvendosen në data të tjera shprehen studiuesit.
Data 1 prill është gjithashtu e ulët në numrin e lindjeve, me një mesatare prej 1722 lindjesh në vit. Analistet besojnë se prindërit e foshnjeve që lindin me planifikim, prinderit nuk duan që fëmijët e tyre të lindin në ditën e genjeshtrave. Një datë lindjeje shumë e rrallë, është edhe 29 shkurti, datë që perseritet një herë në katër vjet dhe renditet e 355-ta ne shpeshtesine e lindjeve.
E njëjta analizë arriti edhe në disa përfundime interesante lidhur me moshen e të bërit nënë. Sipas studimit, mosha mesatare e grave që lindin fëmijë po rritet, pasi në kohët moderne gratë duket se po e shtyjnë krijimin e familjes me shumë vite krahasuar me dekadat e shkuara. Mosha mesatare e të bërit nënë tek femrat tani është 31 vjeç, 5 vite më shumë se mosha mesatare e amësisë në vitet 1970.