Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sinaloa të Meksikës kur nje çift po bënte zbulimin e gjinise se femijes se tyre. Çifti kishte porositur një avion të vogel ne nje kompani private i cili do të fluturonte mbi kokat e tyre dhe do të hidhte pluhur ngjyrë rozë ose blu në baze të gjinisë së fëmijës se tyre te ardhshem.
Sapo avioni i vogël hodhi pluhur rozë mbi kokat e tyre duke treguas se fëmija që po presin është vajzë, ishte pikerisht ai moment kur gjithçka shkoi keq.
Avioni humbi kontrollin dhe u përplas në tokë vetëm disa metra larg vendit ku po mbahej festa e zbulimit te gjinise. Të ftuarit ne fillim nuk e kuptuan se cfare po ndodhte, pasi po festonin per gjinine e femijes, por pastaj u kuptua se dicka kishte shkuar keq.
Edhe pse piloti i avionit 32 vjeçari u dërgua menjëhere në spital pasi e gjeten ne mes të rrenojave te avionit, nuk mundi te mbijetonte për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë.