Një audio pergjim i ri i Princeshës Dianes është publikuar ditët e fundit. Ne audio flitet se si Mbreti Charles i III-te, ishte i zhgënjyer që atyre u kishte lindur një djalë dhe jo vajzë në kohen kur lindi Princ Harry.
Princeshe Diana rregjistroi një numer te madh kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi ato fshehurazi gazetarit dhe shkruesit të biografisë së saj Andrew Morton, disa kohe përpara se ajo të vdiste në aksidentin tragjik që ndodhi më 31 gusht të vitit 1997 në kryeqytetin e Frances, Paris.
Audio që u publikua së fundmi pritet të jetë pjesë e dokumentarit “Diana: Pjesa tjetër e Historisë së Saj” i cili pritet te shfaqet vitin e ardhshëm.
Ne audio dëgjohet Princeshë Diana e cila flet per ditën e pagëzimit të Harry-t. Diana shprehet se ish-bashkëshorti në atë kohë Princi Charles shkoi tek mbretëresha dhe i tha se ndiheshin te zhgënjyer pasi prisnin që të kishin një vajzë.
Në bisedë e siper Princeshë Diana thotë se mbretëresha iu pëgjigj e inatosur Princit Charles duke i thënë se duhet të ndihet me fat që ka një fëmijë që gëzon shëndet të plotë .
Gazetari Andrew Morton ka deklaruar se janë 7 orë rregjistrime të Princeshës për të cilat ka interes për ti degjuar në të gjithë botën, por ai është shprehur se nuk është vendosur ende nëse do të publikohen të gjitha apo jo.